Reklame:

Skuqet bora mbi akullin e Antarktikes

Shkencëtarët ukrainas kane mbetur te shokuar kur kane pare se bora rrotull stacionit të tyre ishte bërë e kuqe gjak.

Megjithatë, shkaku nuk ishte asgjë e mbrapshtë. Shtresa e kuqe e borës është shkaktuar nga algat mikroskopike, klamidomona nivalis.

Këto alga lulëzojnë në borë kur moti nis të ngrohet, siç shpjegon Ministria ukrainase e Arsimit dhe Shkencës në një postim në Facebook.

Megjithatë, shkencëtarët thonë se alga ndihmon me ndryshimin e klimës.

Shtresa e algave bën që të pasqyrohet më pak diell, dhe kjo bën që akulli të shkrihet më shpejt.

Vetëm temperaturat e ulëta mund ta bëjnë algën të mos jetë aktive.

Kjo dukuri ndodh rregullisht në Arktik, në Alpe dhe në zona të tjera malore.

Në fillim të këtij muaji, temperaturat në Antarktikë arritën një nivel rekord, 18.3 gradë celsius, te stacioni “Esperanca”.

Sipas Organizatës Meteorologjike të Kombeve të Bashkuara, Gadishulli Antarktik, maja në veriperëndim të Amerikës së jugut, është një nga rajonet që po ngrohet më shpejt në planet, pasi temperaturat mesatare për 50 vitet e fundit janë rritur me 3 gradë celsius. (Euronews)