Marsi eshte nje muaj shume i rendesishem dhe kritik, prej te cilit varet suksesi i bletarise per te gjithe vitin. Temperaturat shfaqin nje rritje te ndjeshme dhe si rrjedhoj, bletet futen ne fazen e zhvillimit te qendrueshem.
Mbretereshat kane filluar tashme rritjen e ritmeve te pjelljes duke mbushur me shpejtesi te madhe te gjithe zgjoin. Zevendesimi i ushtrise se vjeter ka perfunduar qe ne muajin Shkurt dhe tani te gjithe bletaret, jane ne gjendje te dallojne me lehtesi cilesin e mbretereshave. Ato qe kane moshe me te vjeter konstatohen nga pjellja e tyre rrethore e vogel. Duhet permendur se kolonite e dobeta e marrin veten me shume veshtiresi, kurse ato mbi mesatare shumohen me shpejtesi.
Ne Mars, hasen disa nga lulezimet kryesore ne te gjithe vendin, te cilat duhet te shfrytezohen ne menyren e duhur. Ne zonat jugore dhe ato bregdetare fillon vendosja e kateve te para dhe kjo pasi ushtria behet gati per roitjen e parakohshme. Vendosja e kateve perben nje proces teper delikat ne te cilin nuk duhet gabuar. Kur nje koloni ka ushtri nga 8-9 korniza dhe pjellje nga 6-7 , kati eshte i domosdoshem. Gjithashtu vlen te theksohen dhe metodat e te ushqyerit, te cilat nuk duhet te shmangen kete muaj. Ne pranvere nevojat e bleteve per ushqim jane te medha dhe kjo pasi pjellja ne rritje, ne kushtet e pa qendrueshme te motit duhet te furnizohet.
Nje koshere e forte ne pranvere mund te kete nevoje per 30 kg ushqim nga 70 kg qe konsumon gjate gjithe vitit. E gjithe kjo sasi nuk mund te grumbullohet nga kolonia, ne kushtet e nje lulezimi te pa mjaftueshem. Pra, nese nuk do ti ushqeni bletet ne muajn Mars, ka shume mundesi qe te mos i gjeni heres tjeter dhe per kete duhet te jeni te kujdesshem. Te ushqyerit duhet ndaluar pas lulezimit te plote, per te shmangur kthimin e pogaceve dhe sherbetit ne mjalte.
Aplikimi i ushqyerjes me shurup sheqeri, kryhet vetem ne momentin qe temperatura e nates i kalon 10 C per te mos krijuar probleme te tjera me grumbullimin e tij. Ushqyerja me sherbet duhet te kryhet cdo mbremje me nje sasi prej 250 ml shurupi te perfituar nga bashkimi i ujit me sheqerin, ne raportin 1:1 per te nxituar zhvillimin dhe per te garantuar konsumimin. Ata bletar qe nuk mund te ndjekin ushqyerjen e perditshme, ju keshillohet furnizimi i bleteve cdo tre dite me nga 600 ml me po te njejtin raport, per te arritur ne te njejtat rezultate.
Nese temperatura e nates do te vazhdoj te jete nen 10 C si burim ushqimi do te perdorni zevendesuesit e polenit ose pogacet proteinike. Pjalmi dhe nektari i ofruar nga nena natyre nepermjet lulezimeve te para, duke filluar nga druret frutor deri tek lulet e panumerta, do te ndikojne pozitivisht ne forcimin e kolonive. Do te jene te shumta ato blete te cilat do te shfaqin sasi te kenaqshme poleni ne brendesi te hojeve. Keto per sa i perket Marsit te dashur miq. Nese do te veprohet sic duhet, gjithcka do te kalohet me sukses edhe kete muaj.