Reklame:

Shtimi i pemeve frutore, Menyrat dhe specifikat – Shtimi i fidaneve me ane te kalemave ose copave

Shtimi me copa është një nga mënyrat e shpejta te shumëzimit te fidanave. Kjo mënyre aplikohet ne ato specie bimore qe kanë aftesine te nxjerrin rrenjë te reja mitake te cilet shërbëjnë per te formuar sistemin rrenjore. Copat e reja njëvjeçare kanë aftesi me te lartë rrenjëzimi.
Kjo konsiston ne prerjen e copave/kalemave/thithakeve ne gjatësi te ndryshme sipas kushteve te rrenjëzimit:
i) ne 12-15 cm per kushtet e rrenjëzimit ne mjedise te mbrojtura e te posaçme si serra dhe ii) ne 30-50 cm per rastet e rrenjëzimit ne kushtet et fushes se hapur.

SHUMIMI I FIDANAVE ME ANË TE KALEMAVE/COPAVE NE KUSHTET E MJEDISEVE TE MBROJTURA.
Rezultate me te mira merren kur rrenjëzimi bëhet ne periudhën Mars-Prill-Maj. Nderpritet ne muajt e Veres dhe vazhdohet ne periudhën Shtator – Tetor. Është vertetuar se ne rritjen e aftesise rrenjëzuese te copave qe vihen ne rrenjëzim ne kushtet e mjediseve te mbrojtura, krahas faktoreve te tjere si perdorimi i hormoneve stimuluese/auksinave, temperatura e tokes dhe/ose e substratit, duhet te jetë rreth 16-18 gradeC dhe ajo e ajrit gjatë ditës me diell 20-25 grade C dhe gjatë nates jo me pak se 15 grade C. Me qëllim rritjen e perqindjes se rrenjëzimeve duhet te aplikohet trajtimi i pjesës fundore te copave me solucione te tretesirave hormonale.
Lendet hormonale rrenjëformuese me te perdorshme janë:
i) acidi nafta-lenacitik (ANA;
ii) acidi beta-indolilacetoik
iii) acidi gamaindolil butirik.
Perqendrimi i tyre bëhet sipas recetave te rekomanduara. P.sh., hormoni Acidi gama-indolil butirik, perdoret me një perqendrim rreth 2500-4000 (p.p.m) pjesë per miljon.

Per te gjetur se gram hormon me 50% lende aktive mund te perdoret per një 100 litra uje me një perqendrim te caktuar psh, ne 3000 ppm, mënyra e perllogaritjes është si vijon:
Duhet te dime se per një solucion me perqendrim 1 ppm, do te thote se ne 1 000 litra uje (= 1 000 litra uje X 1000 gr = 1 000 000 gr uje) duhen X gram lende hormonale. Per te llogaritur sasine e grameve te hormonit qe duhen per 100 litra uje, shumëzohet sasia e lendes (hormonit) qe keshillohet me 10 (sasia e ujit 10×100 litra uje) dhe shuma qe del pjestohet me % e lendes aktive te hormonit.

Keshtu n.q.s një hormon permban 48% lende aktive dhe duhet ta perdorim ate ne perqendrim 2 000 ppm, atëhere per te gjetur se sa gr lende hormonale duhet per te tretur ne 100 litra uje, bejme llogaritjen 2 000 ppm x 10 = 20 000 ppm : 48 % e l.ak. te hormonit = 416 gr. Pra per te formuar një solucion me 2000 ppm ne 100 litra uje, atëhere duhen 416 gr lende hormonale. Per te prodhuar jo me 100 litra uje por 10 litra uje atëhere vlera e 416 pjestohet me 10, ose 41.6 gr lende hormonale. Nëse duam vetem 1 lier uje (solucion), atëhere 416 pjestohet me 100 dhe sasia e hormonit per 1 liter uje duhet te jetë 4.16 gr, e keshtu me rradhe.

Mjedisi (dherishtja ku janë vene per rrenjëzim) duhet te jetë e njome dhe pa teprice lagështire, ndërsa lagështira ajrore duhet te jetë e lartë rreth 100%. Kjo rregullohet duke hedhur ne ajer lagështire ne forme mjergulle (pajisje mjergullformuese) rreth 5-10 sekonda ne çdo 10-15 minuta. Gjatë nates mjergullimi nderpritet. Gjithashtu ndriçimi diellore, sidomos ne fazat e para sapo fillojne te dalin gjethezat e para, duhet te jetë i pranishem gjatë te gjithë ditës. Temperatura e ajrit duhet te jetë 18-22 grade C dhe ajo e tokes rreth 16-18 grade C. Zakonisht ne kushte te tilla, rrenjëzimi zakonisht fillon ne ditën e 18-20 dhe mbaron rreth ditëve 60-70.

Pas kesaj periudhë fidanat e rrenjëzuar kaliten me temperatura konstante rreth 15-20 grade C, per rreth dy jave dhe hiqen nga serra. Fidanat e rrenjëzuar hiqen me kujdes dhe mbillen ne: i) Vazo plastike/kartoni me dherishte dhe mbahet per 3-5 muaj me shërbimet e duhura, ose; ii) Mbillen direkt ne kushte e fidanishtes se vitit te parë. Shërbimet agroteknike konsistojne ne ujitjen (mundesisht me pika) me qëllim qe fidanat te lidhen/rrenjëzojne mirë me token.

SHUMIMI I FIDANAVE ME ANË TE KALEMAVE/COPAVE NE KUSHTEE E FUSHES SE HAPUR.
Kjo metodë konsiston ne prerjen e llastarëve (me mirë thithaket) dhe mbjelljen e tyre direkt ne bllokun e fidanishtes. Kujdes! Kjo menyre mbjelljeje kurre nuk duhet te aplikohet pa patur një sistem ujitjeje te instaluar dhe e shfrytezueshme aq here sa te jetë nevoja, ne te kundert rezultatet e zënieve nuk janë te kenaqshme. Gjithashtu, kjo metodë kurre nuk duhet aplikuar ne ato forma bimore qe nuk kanë aftesi te lartë rrenjëzimi nga pjesët vegjetative.
Kalemat/copat priten nga deget njëvjecare (me te mirë janë thithaket njëvjecare) te bimeve mema. Prerja bëhet gjatë fazes se qetësisë dimërore ose heret ne pranveren para se te kete filluar levizja e lëngjeve apo fryrja e sytheve. Kalemat merren nga dege te shendosha dhe te pastra nga demtuesit dhe semundjet. Ato duhet te jenë te pjekura plotesisht. Me te keshillueshme janë kalemat qe merren nga pjesa e bazes deri ne pjesën e mesit te kercellit njëvjeçare. Ato te majes nuk keshillohen te merren, sepse janë te pa pjekura mirë dhe % e zënieve është shumë e ulet. Diametri i copave te mos jetë me i vogel se 0.8 cm dhe jo me i trashe se 2 cm, sepse ne te kundert veshtiresohet zenia e tyre. Gjatësia e tyre duhet te jetë rreth 40 – 50 cm. Pas prerjes ato mblidhen ne tufa me nga 25 – 50 copa sebashku.
Per t’i ruajtur kalemat deri ne momentin e mbjelljes ne fushe, ato vendosen horizontalisht ne rërë te laget me një trashesi rreth 10 cm. Temperatura e vëndit te ruajtjes deri ne momentin e mbjelljes ne fushe, duhet te jetë rreth 4 -5 0C dhe rera te mbahet gjithmone e njome/fresket me uje. Mbjellja ne fidanishte bëhet pasi temperatura e tokes ne thellesine 10 – 15 cm te jenë
mbi 12 gradeC. Ne temperatura me te uleta, perqindja e zënieve është e ulet.
Toka pergatitet duke e pluguar thelle qysh ne periudhën e Veres, duke e shoqeruar me 400 – 500 kv/ha plehra organike dhe 50 – 70 kg/ha lende aktive P2O5. Gjatë periudhës se Dimrit toka duhet te kullohet mirë dhe gjate muajit Mars, pasi toka te kete arritur pjekurine e duhur rreth 5 – 10 ditë para mbjelljes se copave, ajo te plugohet dhe te frezohet. Gropat hapen me kunja te posacme dhe kalemat vëndosen ne thellesi te atillë aq sa mbi toke te ngelin vetem dy sythe. Pas mbjelljes toka prashitet/frezohet ne rreth 12 – 15 cm thelle.
Pas celjes se sytheve, një llastarë (kryesisht ai i sipermi) duhet te hiqen menjëherë me qëllim qe te rritet dhe te shfrytezohet sa me mirë llastari i mbetur. Shërbimet e tjera agroteknike konsistojne ne mbajtjen paster te siperfaqes se tokes nepermjet prashitjeve te vazhdueshme.

Ujitja e parë bëhet menjëherë pas mbjelljes se kalemave, me qëllim qe dheu te bashkohet mirë me to. Pasi kalemat te kene filluar zgjimin e sytheve dhe daljen e filizave te rinj, atëhere sasia dhe numri i ujitjeve rritet. Prashitjet zakonisht bëhen pas ujitjeve, duke u shoqeruar me plehra azotike. Ujitja me pika, rrit ne mënyre te kontrollueshme mbajtjen e vlages se duhur ne nivelet e duhura, si dhe garanton një perqindje te lartë te zënieve. Me qëllim qe numri i zëneve te jetë me i lartë, copat qe do te shërbëjnë per mbjellje, mund te aplikohet edhe trajtimi me solucione hormonale duke zhytur te gjithë tufen ne lartësine e 2-3 sytheve te bazes. Ky stimulant shërben per daljen e fillesave te rrenjëve adventive e cila siguron një perqindje me te lartë zënie.

SHUMIMI ME ANË TE SHPATULLAVE
Me kete mënyre shtohen ftoi, fiku, manaferra e bute, disa kultivare mollesh, dardhash, kumbullash, mani, etj. Kjo mënyre konsiston ne heqjen e një pjesë vegjetative te drurit me një thithak/llastarë njëvjeçare, etj. Llastari duhet te jetë i formuar mirë, i pjekur plotesisht dhe duhet te hiqet ne periudhën e qetësisë dimërore. Sipas pervojes se fermereve te Boboshtices/Korçe (te mani, me anë te një sopate te vogel pritet me kujdes rreth e rrotull llastarit një pjesë druri me diameter afersisht 8-10 cm, dhe vëndoset ne një grope te hapur. Para vëndosjes ne grope bima krasitet ne mënyre te atillë qe ajo te mos kete shumë kercej, pasi teprica e tyre ndikon ne mos zënien e fidanit.

Pas vëndosjes ne grope dheu ngjishet lehtesisht rreth mases drunore me qëllim qe te rritet kontakti me dheun dhe menjëherë bëhet ujitja me 10-15 litra uje. Gjatë vegjetacionit bëhen ujitje te tjera me qëllim pershpejtimin e rrenjëzimit. Duhet bere kujdes qe kjo metodë e marrjes se shpatullave nuk duhet te përsëritet shpesh ne te njëjtën bime (zakonisht ne bimet e moshuara me një shpatull ne vit, nëse ne bimet e reja një here ne 3-4 vjet), sepse bima mëmë demtohet nga plaget e marra.

SHUMËZIMI ME ANË TE KEMBEZAVE
Kjo mënyre konsiston ne shkuljen e kembezave se bashku me një pjesë sa me te madhe rrenjësh dhe mundesisht pa e shkundur dheun. Kembezat zakonisht dalin nën kuroren e bimeve. Ato mund te dalin si ne afersi te qafes se rrenjës, po ashtu edhe nga siperfaqja poshtë kurores se pemëve nga degëzimet horizontale kryesore te sistemit rrenjor. Ato mbillen ne gropen e hapur ne vëndin e perhershem. Po keshtu edhe shërbimet e tjera agroteknik bëhen si per rastet e tjera. Edhe kjo mënyre shtimi bëhet ne periudhën e qetësisë se plote.

SHUMËZIMI ME ANË TE LLASTUNJAVE
Kjo mënyre aplikohet me teper te luleshtrydhja. Llastunjat janë zgjatimet njëvjeçare te cilet vazhdimisht janë ne kontakt me siperfaqen e tokes. Çdo nyje e llastunjës e cila kontakton me dheun ka aftesine te leshoje rrenjë mitake. Çdo nyje ka aftesine te zhvilloje një bime me vete. Këto bime shkulen sebashku me një pjesë dheu dhe vendosen ne një vënd tjetër. Llogaritet qe çdo bime mëmë te rrisi 4-5 llastunja dhe çdo llastunjë te japi 1-2 individe te rinj.