Reklame:

Skema mbeshtetese e qeverise, eksperti Ilir Pilku: Bujqesia ka nevoje per 10-fishin e kesaj vlere, problem konkurrueshmeria

Eksperti i Bujqësisë Ilir Pilku ka deklaruar se bujqesia ka nevoje per 10-fishin e vleres aktuale te skemes mbeshtetese nga ana e qeverise. Gjate nje emisioni televiziv ai foli për skemën e re në bujqësi dhe problemin e konkurrueshmërisë në treg.

“Politika bujqësore dhe skema mbeshtetese e këtij viti është nje gjë e mirë. 6.4 milionë euro janë dhënë në 2-3 drejtime prioritare. Por Bujqësia ka nevojë 10-fishin e kësaj vlere. Nuk mund të ndash se kush është më prioritare. Shqipëria ka pemë frutore, perime në fushë, në sera, ullirin që hyn në trashëgimi kulturore dhe historike, pra janë sektore prioritare. Duhet të ketë harmonizim të sektoreve në bazë të prioriteteve që kemi. 12 mijë fermerë përfituan në 2010, me subvencione direkte, pjesa e buxhetit është me rëndësi. IPARD të jep grantet për investimet e duhura në të gjitha projektet”-tha Pilku.

Për ekspertin e bujqësisë, problem mbetet konkurrueshmeria, ku duhet të ketë nxitje të sektorit me financim.

“Parulla Një Europë, një treg”. Duhet të jemi konkurues, fermeri shikon sa mbeshtetet financiarisht. Ministrisë së Financave nuk i kushton 20 mln euro subvencione për buxhetin e shtetit. E vlerësoj subvencionimin për kokë gjedh, Maqedonia e ka ndërmarrë më herët dhe me vlerë më të lartë. Për të imtat duhet të ketë një vlerë më të lartë, cdo gjë lidhet me zinxhirin e vlerës”-deklaroi Pilku.

Pilku tha se fermerët kanë nevojë për më shumë informacion tregu dhe agroteknik.

“Fermeri nuk e di se mbjellja në sera në fillim korriku të sjell dështim, duhen seminare. Nuk kemi asnjë zgjidhje nga bota akademike. Në një vend të vogël të Amerikes kishte nderthurje me boten akademike, pedagogeve qe punonin ne terren dhe nxirrnin analiza konkrete”-u shpreh Ilir Pilku.