Kultivimi i fasules dhe bishtajoreve mund të pengohet ose pamundësohet përveç sëmundjeve të tjera edhe nga sëmundje shkaktues të të cilave janë bakteret. Tek ne dëme më të mëdha apo më të vogla shkaktohen nga bakteri Xanthomonas campestris pv.phaseoli (Smith) i cili shkakton sëmundjen e plagë bakterore, pastaj bakteri Psudom[p-onas syringae pv.phaseolicola (Bukholder) dhe bakteri Cortobacterium (Clavibacter) flaccumfaciens (Hedges) shkaktues i venitjes bakterore të fasules dhe bishtajës.
PLAGA BAKTERORE mund të shkaktojë dëme të theksuar në të dyja kulturat. Simptomat shfaqen në të gjitha pjesët mbitokësore të bimës. Gjatë mbjelljes së farës së prekur nga ky bakter një pjesë e bimës zhduket kur mbin. Pas kotiledoneve (çifti i parë i gjetheve të gjelbra të çelura) shfaqen njolla uji të cilat nëse e kapin edhe majën e zhvillimit, kotiledonet mbeten të paçelura, kurse
bimët që kanë mbirë vdesin. Në masën e vërtetë gjethore simptomat shfaqen në formë të njollave të vogla si pika të cilat më vonë bëhen më të mëdha me ngjyrë të kuqe në kafe të rrethuara me një kurorë të hollë – rrip me ngjyrë të verdhë. Nëse kushtet janë të përshtatshme dhe njollat e kapin pjesën më të madhe të gjetheve ato deformohen, digjen dhe bien. Kurse nëse bakteri futet edhe në enët përçuese të bimës fillon të dallohet edhe marrja ngjyrë kafe në sistemin dytësor të enëve të gjethes pas së cilës edhe ena kryesore e gjethes merr ngjyrë kafe dhe gjethja bie.
Nëpër kërcej dhe degë shfaqen njolla me ngjyrë të gjelbër të errët të cilat dalëngadalë bëhen me ngjyrë të kuqe në kafe. Tek bishtajat e gjelbra simptomat shfaqen si njolla të imëta uji të cilat më vonë errësohen dhe thahen. Farat në këto bishtaja mbeten të imëta dhe me ngjyrë të verdhë. Nga të gjitha pjesët e rrëzuara të bimës, sidomos nga fara del një lëng i verdhë i cili thahet si një lloj luspe e hollë. Bakteri shkaktues i kësaj sëmundjeje është negativ dhe aneorob mbijeton në farë nga 5-7 vjet, kurse te mbetjet e tjera të bimës bakteri jeton deri në kalbëzim të saj dhe aftësia për të infektuar zhduket nga mikroorganizmat e tjerë.
Shpërhapja e sëmundjes ndodh nga shiu, insektet, gjatë zbatimit të masave agroteknike, sidomos kur bima është e lagur. Zhvillim i fuqishëm i sëmundjet vërehet në temperatura mesatarisht të lartë, gjatë reshjeve të shumta, vesave të mëdha dhe lagështisë relativisht të lartë të ajrit. Mbjellja në tokë shumë të lagësht ndihmon në zhvillimin e shpejtë të sëmundjes. Bimët janë shumë të ndjeshme në periudhën e lulëzimit gjatë së cilët sulmohen më fuqishëm gjethet e poshtme më të vjetra. Që të kontrollohet dukuria dhe zgjerimi i sëmundjes është e nevojshme që fara të jetë nga të mbjella tërësisht të shëndetshme, dizinfektimi i farës duke e nxjerrë në diell për dy javë si dhe pastrim të farave të sëmura. Gjithashtu, masat agroteknike dhe mbledhja duhet të kryhen kur nuk do të ketë aspak vesë. Gjatë shfaqjes së simptomave të para të sëmundjes dhe kushteve të përshtatshme për zhvillim të saj duhet të kryhet trajtim me 1% Bordeaux mixture dhe preparate të tjera me bazë bakri.
Në prodhimtarinë për shitje mjafton një trajtim, kurse për prodhimin e farës nevojiten dy trajtime. Nevojitet dhe shkatërrim i kujdesshëm i pjesëve të bimëve në fund të vegjetimit dhe përdorim i llojeve më rezistente.
PLAGA UNAZË (AUREOLË) te fasulja dhe bishtaja janë të ngjashme me simptomat e shfaqura nga plaga bakterore dhe ato varen në një shkallë të lartë nga kushtet e mjedisit. Nëse janë mbjellë fara të sëmura, sëmundja do të zhvillohet sistematikisht kështu që në disa raste ka karakter akut të shprehur nëpërmjet zhvillimit të shpejtë të saj, dukuria e zverdhjes dhe venitjes së gjetheve të poshtme e ndjekur nga vdekja e parakohshme e bimës. Në raste të tjera në bimët e infektuara sëmundja zhvillohet më ngadalë kështu që gjethet e bimëve të infektuara marrin ngjyrë të verdhë, kurse majat e gjetheve deformohen. Gjatë ditës bimët vyshken kurse gjatë natës përsëri ripërtërihen dhe kjo ndodh deri në fund me formimin dhe pjekjen e bishtajave me farë të arritur. Zhvillimi lokal i sëmundjes manifestohet nëpërmjet dukurisë së njollave të veçanta ngjyrë kafe në kotiledone ose njolla të shumta të imta (1-4 mm) dhe të lëmuara nëpër gjethe të cilat mandej thahen. Simptomat më karakteristike sipas të cilave ka marrë emrin dhe dallohet kjo sëmundje është shfaqja e një aureole (unazë) me gjerësi (1-3cm) dhe ngjyrë të gjelbër të çelur rreth njollës e cila është rezultat i toksinave të caktuara të bakterit.
Për dallim nga sëmundja e lartpërmendur njollat këtu shfaqen shumë rrallë bashkohen me njëra-tjetrën duke kryer shkatërrim të tërësishëm ose të pjesshëm të gjethes. Nëpër kërcej kjo sëmundje formon prerje të lëmuara përgjatë tyre me kurorë të kuqe në kafe të cilat te bimët e reja shpesh edhe plasin. Nëpër bishtaja njollat janë të shumta, të imta dhe të rrumbullakëta dhe përfundojnë me një kurorë kafe. Farat e sëmura janë të verdha ose me ngjyrë bezhë dhe me mbirje të ulët. Nëpër to villen re ënjtje të imëta me formë
si ënjtjet e bëra nga insektet. Nga të gjitha pjesët e sëmura të bimës rrjedh eksudat bakteror-sekrecion bakteror. Shkaktues i kësaj sëmundjeje është bakteri i cili mund të shfaqenm në dy lloje në varësi nga reagimi i bimës. Nëpër fasule dhe bishtajë shpërhapet nëpërmjet farës së infektuar, plagëve dhe nëpërmjet stomave të bimës. Zhvillimi kryhet në sistemin përçues të bimëve nga kalon në indin e parenkimës. Për dallim nga shkaktuesi i mëparshëm ky bakter zhvillohet të temperatura më të ulëta prandaj edhe shfaqja më e hershme në raport me bakterin e mëparshëm kur bimët janë në faza më të ndjeshme prandaj dëmet janë më të mëdha. Temperatura optimale për zhvillimin e saj është 20 gradë celsius dhe për dallim nga bakteri i mëparshëm i sulmon gjethet e sipërme, kurse më pak ato të poshtmet te bimët. Shkatërrimi i kësaj sëmundjeje kryhet njëjtë si edhe në sëmundjen e mëparshme.
VYSHKJA BAKTERORE E FASULES është sëmundje e cila shkakton humbjen e bimëve të reja, kurse zhvillimi i bimëve të tjera është i pamundshëm. Nëpër gjethe shfaqet si njollë ku indi është i vyshkur dhe vdes, kurse në kërcell shfaqet si djege me ngjyrë kafe përgjatë tij, dhe në ato vende bimët thyhen. Edhe pse rrallë, tek bishtajat shfaqen cepa prej të cilëve rrjedh sekrecioni bakteror. Bakteri shkaktues i kësaj sëmundjeje mbijeton në mbetjet bimore deri në 2 vjet, kurse në farë deri në 25 vjet. Infektimin e bimëve e kryen vetëm nëpërmjet plagëve dhe zhvillohet në enët përçuese,. kurse më rrallë në parenkimë dhe në inde të tjera të bimës. Sëmundja shfaqet më fuqishëm në temperaturë të ajrit nga16-28 ºС dhe lagështi të ulët të ajrit nga rrjedh se në rajone të thata mund të bëjë dëme të theksuara ekonomike. Për shkatërrim të saj rekomandohet mbjellje njëherë në tre vjet fasule, përdorim i farës së shëndetshme të painfektuar dhe kontroll i kohë pas kohe i të mbjellave me qëllim që të hiqen dhe shkatërrohen bimët e sëmura.