Reklame:

Mbledhje e shpejte dhe efikase e patates!

Gjatë shkuljes së patates zihet një sasi e madhe e masës së përgjithshme.
Për çdo një metër gjatësi përfshihen 2-3 kg patate, por dhe 60-80 kg truall (edhe për gjatësinë më të vogël prej 12-14 cm). Gjatë shkuljes së patates prej një hektari ngrihet dhe ndahet nga trualli rreth 900-1200 t tokë, ndonjëherë edhe deri në 1.600 t. Që të punojnë mirë makineritë për shkuljen e patates nevojitet që të
plotësohen këto kërkesa agroteknike:
• parcelat duhet të jenë të rrafshuara mirë
• shtresa e sipërfaqes duhet të jetë e shkërmoqur mirë
• gjatë shkuljes radhët duhet të jenë të drejta
• sipërfaqja duhet të jetë e pastër pa barëra të këqija
• numri i radhëve të mbjelljes duhet të jetë në harmoni me numrin e radhëve të makinerisë për shkulje
• kupet e formuara gjatë rritjes duhet të jenë me lartësi të njëjtë
• trualli duhet të jetë i shkërmoqur etj.

Makineritë për shkuljen e patates duhet t’i plotësojnë këto kërkesa:
• t’i shkulin patatet me sa më pak humbje
• të mos i dëmtojnë patatet
• patatet t’i veçojnë nga toka, rrënjët etj.
• të ngrenë sa më pak tokë
• të angazhohen sa më pak njerëz etj.

Faza e parë gjatë shkuljes të patates është largimi i pjesëve të sipërme të patates. Ato duhet të hiqen paraprakisht sepse prania e tyre çon në ngecjen e pajisjeve për shkuljen e patateve, sepse mbështillen rreth pjesëve që rrotullohen, kurse e zvogëlojnë, gjithashtu, dhe efikasitetin e pjesëve të punës që bëjnë veçimin. Pjesët e sipërme duhet të largohen nga parcela.

SHKULËS ME PJESË ROTUESE TË PUNËS
Shkulësit me pjesë rotuese të punës përbëhen nga një plug i rrumbullakët i cili futet nën zhardhokët e patates dhe i kap së bashku me dheun dhe pjesët e tjera. Masa e nxjerrë e kap rotorin me gishtërinj elastikë çeliku dhe e hedh anësh në sitën e cila mund të jetë prej thuprash metalike apo prej beze me ndihmë të të cilëve zhardhokët e nxjerrë vendosen në një lentë për mbledhje më të lehtë me dorë. Me ndihmë të rrotës mbështetëse rregullohet thellësia e shkuljes. Rrota shërben për stabilitetin e shkulësit. Me qëllim që të mbrohen zhardhokët nga dëmtimi, majat e gishtërinjve
janë përkulur në drejtim të kundërt me rrotullimin. Për shfrytëzim të drejtë të shkulësve, është e nevojshme që të sigurohet regjim i rregullt kinematik i punës, d.m.th. harmonizim me shpejtësinë periferike (e cila lëviz nga 3 deri në 3,5 m/s) me shpejtësinë e lëvizjes së agregatit. Përveç produktivitetit të ulët të kësaj metode të shkuljes, zhardhokët e shkulur dëmtohen prej goditjeve të gishtërinjve, kurse rreth 8-12% prej tyre mbeten të mbuluar me tokë. Këta zhardhokë mblidhen me dorë me ndihmë të grabujës, prandaj nevojitet fuqi pune shtesë. Nxjerrja më e mirë e zhardhokëve nga trualli arrihet me një çift rotorësh me gishtërinj çeliku elastikë, ku rotori i dytë shërben vetëm për shkuljen e zhardhokëve dhe mirëmbajtjen e tyre në sipërfaqen e parcelës. Shkulësi merr fuqi nga cilindri i vendosur në traktor.

SHKULËSI ME TRANSPORTUES PËR SITJEN E TRUALLIT
Këta shkulës përdoren më shpesh në toka të lehta dhe mesatarisht të rënda. Përpunohen në një pse dy radhë. Ngritjen e zhardhokëve e bëjnë shkulësit janë me shumë pjesë. Zhardhokët e shkulur me tokë vendosen në transportues zinxhir ku janë vendosur thupra metalike ku ndodh ndarja e tokës nga zhardhokët, kurse me ndihmë të sitës i drejton zhardhokët e shkulur, plisat e dheut dhe brukthin nga sipërfaqja e parcelës në lenta që ta lehtësojë mbledhjen e zhardhokëve.

KOMBAJNA PËR SHKULJEN E PATATES
Bëhet fjalë për makineri komplekse të cilat e shkulin pataten,e largojnë truallin, kurse pataten e mbledhin në bunker, thasë apo e transportojnë drejtpërdrejt në rimorkio. Në këtë mënyrë zvogëlohet pjesëmarrja e njeriut në punë. Ndarja mekanike e plisave dhe gurëve paraqet akoma problem për përdoruesit dhe ndërtuesit e makinerive dhe sipas rregullit për këtë punë përdoret më
tepër fuqi pune njerëzore. Vetëm në kushte të përshtatshme patatja shkulet me kombajna dhe ndahet me sukses mekanikisht toka, gurët dhe plisat me prani të vogël të fuqisë së punës. Kjo para së gjithash ka të bëjë me pataten që përdoret në industrinë e përpunimit, ndërsa për shkuljen e patates së konsumit nevojiten më tepër punëtorë për mbledhje.

Kombajna zvarritëse për patate shpesh përbëhen nga korniza, rrotat, ruli, plugu, thika, lentat e transportit për veçim të tokës, ngritësit e lentave, lentat për heqje të mbetjeve bimore, elevator rotacion me ndarje, ndarës, veçues, lenta për mbledhje, bunker, pajisje hidraulike për mbyllje, platformë për punëtorët, mekanizëm transportues etj. Të gjitha pjesët lëvizëse të kombajnë marrin fuqi nga ruli i vendosur në traktor. Në transferim marrin pjesë: rrotat me dhëmbë, rripat, zinxhirë, bashkues etj.