Reklame:

Mbrojtja e bimeve nga bresheri me rrjeta

Të mbjellat shumëvjeçare si dhe kultura të tjera në vendin tone, në masë më të madhe apo të vogël janë të rrezikuara nga breshri. Breshri shfaqet në shpeshtësi dhe intensitet të ndryshëm dhe të paparashikueshëm.

Ndryshimet klimatike globale reflektohen në dy mënyra: breshri bie gjithnjë dhe më shpesh, kurse topat e akullit janë më të mëdhenj në disa raste arrijnë madhësinë e një topi tenisi. Është e logjikshme që prodhuesit e frutave dhe rrushit të luftojnë me këto fatkeqësi kohore.

Breshri gjithmonë e më shpesh shoqërohet me erë të fortë dhe me stuhi, kështu që kombinimi i tillë shkakton dëmtime dhe lëndime të organeve mbitokësore të frutave me pasojë dëmtuese shumëvjeçare.

Për mbrojtjen e të mbjellave shumëvjeçare nga breshri zbatohet: Sistemi kundër breshrit predha Raketa; ngritja e rrjetave kundër breshrit. Në disa shtete përdoren aeroplanë që t’i pastrojnë retë që shkaktojnë breshër nëpërmjet lëshimit të jodur argjendi në re.

Rrjetat kundër breshrit, sidomos te të mbjellat e reja, bashkëkohore, të dendura po bëhen pjesë përbërëse e kopshtarisë moderne. Ato ofrojnë mbrojtjen më efikase nga breshri. Më shpesh përdoren në kopshtari në shtetet e zhvilluara evropiane (Itali, Francë dhe shtetet anëtare të BE-së). Rëndësi dhe zbatim më të madh kanë në mbrojtjen e llojeve e frutave me produktivitet të lartë dhe në prodhimin e materialit për mbjellje. Si faktor kufizues i kësaj mase për mbrojtje nga breshri janë çmimet e larta për zbatim të sistemit prej 10 000 eurosh për hektar.

Përdorimi i rrjetave kundër breshrit mundëson mbrojtje të tërësishme të prodhimit, si edhe të vetë bimëve, dhe në kushte të temperaturave të larta i mbron bimët nga djegia. Është e rëndësishme të theksohet se rrjetat kundër breshrit duhet t’i mbrojnë në mënyrë efikase bimët me karakteristika të pandryshueshme për disa dekada. Që të arrihet kjo, rrjeta kundër breshrit duhet të jetë me karakteristika mekanike të larta.
SHTYLLA
Baza e rrjetave kundër breshrit janë shtyllat mbështetëse dhe mbajtëse, në të cilat më vonë vendoset dhe përforcohet rrjeta kundër breshrit. Sistemi mund të vendoset në shtylla betoni ose druri. Shumë rrallë ndodh që në pjesën e brendshme të vendosen shtylla druri, kurse ato të jashtmet, kryesoret, të jenë prej betoni. Largësia midis shtyllave maksimum është nga 8-10 m.

SHTYLLA BETONI
Shtyllat e betonit përdoren në rajone të cilat nuk kanë shtylla përkatëse prej druri, në rajonet të cilat kanë toka gurore ku shtyllat nuk mund të ngulen thellë, si dhe në rajonet të cilat nuk kanë ngrica të mëdha (Itali, Greqi, Spanjë). Përdoren shtylla prej betoni cilësor me lartësi minimale – gjatësi prej 4,0 m për shtyllat e brendshme dhe minimum 4,5 për shtyllat anësore dhe në qoshe.

Lartësia e shtyllave varet nga: lartësia e pemëve frutore (llojeve të rrushit), largësia midis radhëve (sistem i vendosjes së rrjetës mbrojtëse – i rrafshët ose i pjerrët), lartësia e mekanizmave që përdoren. Gjatë përpunimit të shtyllave prej betoni përdoren kallëpe të veçanta, në të cilët përgjatë në një largësi të caktuar vendosen tela për përforcim.

Pastaj hidhet një përzierje betoni me cilësi të lartë, e cila nuk duhet të përmbajë materialesh organike. Shtyllat lihen një kohë të caktuar që të thahen dhe të përforcohen, kurse pastaj nxirren. Telat për përforcim mund të mblidhen dhe kështu në ndonjë mënyrë e mbledhin edhe shtyllën, me çka mbahet masa në një largësi të caktuar. Nuk rekomandohet shtylla me prerje të tërthortë më të vogël se 7×7 cm, në çdo 8 m, ose 8×8,5 cm (me 12 tela përforcues në prerjen e shtyllës).

Në fund të parcelave përdoren shtylla me prerje më të madhe 9×9,5 cm (me 18 tela përforcues) ose më të trashë, në varësi nga gjatësia e radhës. Përparësitë e shtyllave prej betoni janë: fortësia e madhe (janë te shtylla kryesore dhe për shtylla të fundit) dhe qëndrueshmëria.

Anët negative të shtyllave prej betoni janë: elasticiteti i vogël dhe tendenca për thyerje, pesha mjaft më e madhe (janë më të rënda gjatë nguljes dhe fundosen më thellë) është e nevojshme të përdoren pllaka mbajtëse të veçanta kundër fundosjes, që e zmadhon më tepër çmimin e shtyllave prej betoni, kanë kërkesa të mëdha teknologjike për përpunim (lartësi 4,5 m, kurse prerje 7 deri në 8 cm), kanë pore dhe zbrazëti të vogla në sipërfaqe të tyre, ku fshihen pore dhe insekte të cilat për një periudhë të caktuar kohore shkaktojnë sëmundje te bimët, gjatë verës pjesa mbitokësore e shtyllës është deri në 30 gradë celsius më e ngrohtë, nga ajo nëntokësore, kurse gjatë dimrit është po kaq më e ftohtë.

Prandaj rrënjët e bimëve që janë në kontakt me shtyllën (1-12 prej numrit të përgjithshëm të bimëve) janë nën stres që ndikon në prodhimtari.

SHTYLLA PREJ DRURI
Shtyllat prej druri përdoren në territorin e Evropës, sepse kanë disa përparësi: janë më të lehta se ato prej betoni, ngulen më lehtë, janë më elastike, mbajnë më lehtë pesha të kombinuara, nëse janë të mbingarkuara përkulen, por nuk thyhen, përshtaten më mirë me ambientin, nuk fundosen në thellësi, lyhen me rrëshirë me bazë bakri kështu që në poret e tyre nuk mund të mbijetojnë dëmtues dhe insekte, nuk ka dallim temperature dhe probleme me sistemin rrënjor të bimës. Janë më të lira se shtyllat prej betoni rreth 10-15% për shkak të sasisë më të vogël të pajisjes.

Mangësi: jetëgjatësia është e njëjtë me jetëgjatësinë e të mbjellave dhe nuk mund të transportohen nga një vend në tjetrin.
Më shpesh  përpunohen prej druri i cili përmban rrëshirë: bredh, pishë, dëllinjë, shumë rralle prej bagremi, kurse në literaturë theksohen karakteristikat e përkryera mekanike të mështeknës ruse e cila është 50% më e fortë se dëllinja dhe 38% më e fortë se pisha.

Prodhuesit e shtyllave prej mështeknës ruse japin garanci deri në 40 vjet. Gjatë përzgjedhjes së shtyllave prej druri është e rëndësishme të përzgjidhen ato shtylla tek të cilat solucioni për lyerje depërton minimum 2-3 cm, kurse ideale është nëse arrin deri në bërthamën lëkundëse, ose e përfshin gjithë pjesën e drurit.

RRJETA KUNDËR BRESHRIT
Përpunohen me thurje ose endje të fijeve prej polietileni dhe janë shumë rezistente ndaj dritës së diellit. Kriteret themelore për një rrjetë cilësore janë: qëndrueshmëri minimale prej 25 vjetësh, pesha mbajtëse minimale 600 kg/m. Qëndrueshmëria e rrjetës kundër breshrit baret nga trashësia e fijes e cila mund të jetë nga 0,28 deri në 0,32 mm.

Është e rëndësishme që rrjeta të jetë stabile, të mos ketë vrima. Më shpesh përdoren rrjeta me sytha me madhësi prej 2,8-2,9 x 8,0-9,0 mm, kurse kjo është madhësia që nuk lëshon asnjë kokërr breshri. Dendësia e endjes dhe diametri nuk ndikojnë mbi peshën e rrjetës e cila është 30-90 g/m2 dhe mund të jetë tregues i rrjetës cilësore. Rrjeta peshën më të madhe e ka në vendet ku lidhet me kabllot (në mes) dhe në vendet ku lidhen dy rrjeta fqinje (anët) sepse në ato pjesë është më e fortë.

Rrjetat prodhohen me ngjyra të ndryshme: të bardhë, të gjelbër deri në të zezë. Ngjyra e rrjetës ndikon mbi sasinë e dritës të cilën e lejon rrjeta të kalojë. Drita më lehtë kalon nëpër rrjetën e bardhë, kurse më vështirë nëpër rrjetën e zezë, e cila gjendet edhe më shpesh.

Gjatë temperaturave të larta në periudhën
verore, rrjetat kundër breshrit me hije e zvogëlojnë temperaturën nën rrjetë me 2-3 gradë celsius, kështu zvogëlohet edhe mundësia e shfaqjes së djegies së gjetheve dhe frutave. Gjatë temperaturave shumë të ulëta, nën rrjetë gjatë ditës temperatura është 2-3 gradë celsius më e lartë se në mjedisin përreth, pa ndonjë mbrojtje të theksuar nga rrjeta.

Përveç kësaj përdorimi i rrjetës kundër breshrit mund të shkaktojë: zmadhim të lagështisë në ajër 10-15%; zvogëlim të shpejtësisë së erës deri në 50%; zvogëlim të intensitetit dhe zgjatjes së rrezatimit fotosintetik 12-17%.