Kjo është ajo që FAO, organizata e KB për ushqim dhe bujqësi, deklaron: “Në zonat rurale ku ka më shumë barazi gjinore, rriten ka rritje e të ardhurave ekonomike dhe sistemet ushqimore janë më efikase”.
Garantimi i sistemeve të qëndrueshme të ushqimit është i mundur vetëm duke fuqizuar gratë në të gjithë botën, duke njohur dhe respektuar të drejtat e tyre. Ky eshte mesazhi i FAO, organizates se Kombeve të Bashkuara për ushqim dhe bujqësi dhene me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave.
Sipas FAO, gratë, veçanërisht ato që jetojnë në zona rurale, janë të rëndësishme në luftën kundër kequshqyerjes dhe urisë në botë sepse ato “rrisin ushqimin, zvogëlojnë humbjet e ushqimit, diversifikojnë dietat dhe i bëjnë produktet bujqësore më të tregtueshme përgjatë zinxhirëve të vlerës agro-ushqimore. Në këtë mënyrë ne mund të arrinim qëllimin tonë, atë të mposhtjes së urisë, garantimit të sigurisë ushqimore dhe eliminimit të të gjitha formave të kequshqyerjes “, shpjegon organizata.
Megjithatë, në shumë pjesë të botës gratë vazhdojnë të përballen me diskriminim social dhe ekonomik. Shpesh ato nuk kanë qasje në burimet prodhuese, inputet bujqësore, informacionin, financat, shërbimet, tregjet, mbrojtjen sociale dhe njohuritë teknologjike dhe sipërmarrëse. FAO, me shembujt në fjalë, nënvizon se kur gratë rurale kanë qasje më të mirë në burime, komunitetet kanë më shumë ushqime, përmirësohet statusi i tyre social, rriten të ardhurat rurale dhe sistemet ushqimore janë më efikase dhe të qëndrueshme.
“FAO do të vazhdojë të luajë rolin e saj në bashkëpunim me partnerët e tjerë, për të forcuar barazinë gjinore, materializimin e të drejtave të grave dhe përshpejtimin e emancipimit të tyre socio-ekonomik,” tha menaxheri i përgjithshëm QU Dongyu, “vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë qëllimin tonë te përbashkët: të kapërcejmë urinë, të garantojmë sigurinë ushqimore dhe të eliminojmë të gjitha format e kequshqyerjes “