Reshjet e dendura te shiut qe kane perfshire te gjithe territorin e vendit kane bere qe lumenjte te kthehen ne nje rrezik per banoret qe jetojne prane tyre. Autoritetet vendore te Bashkise Divjake kane njoftuar se Lumi shkumbin po del nga shtrati duke rrezikuar banoret qe ndodhen ne afersi te Lumit.
U eshte bere thirrje te gjithe banoreve te fshatrave Çerme e Siperme, Proshke, Çerme Pasha, Çerme Shkumbin, Sulzotaj, ti bindet urdhrave te kryepleqve dhe policise per tu larguar vete dhe çdo kafshe bageti dhe mjete nga toka buze e lumit deri ne argjinaturen e Lumit shkumbin.