Reklame:

Reshjet e dendura te shiut shkaktojne permbytje ne Lushnje

Intensiteti i larte i reshjeve te shiut te cilat kane nisur qe prej mbremjes se djeshme kane shkaktuar jo pak probleme ne Bashkine Lushnje.
Lagjia Saver eshte permbytur dhe disa banesa gjenden aktualisht nen uje. Mungesa e kanalizimeve ka bërë që uji te hyje brenda dhjetra shtepive dhe bizneseve duke shkaktuar deme te konsiderueshme materiale. Për të larguar ujërat në këtë lagje kanë shkuar dy mjete zjarrfikëse te Bashkise Lushnje. Banorët i tremben situatës, për të cilën thonë se është e përsëritur sa herë ka reshje të forta shiu.

Gjithashtu probleme ka patur edhe ne lagjien Kadri Qystri ku si pasoje e mos funksionimit te sistemit te kanalizimeve, uji ka vershuar ne rruge duke krijuar gerryerje te medha ne rruge e trotuare.

Lagjia e Karbunares ndodhet ende nen rrezikun e perroit te Lunjes. Sasia e madhe e reshjeve
po rrezikon daljen nga shtrati te ujit duke vene ne alarm banoret e zones te cilet kane banesat dhe bizneset aty prane. Shtabi i Emergjencave Civile te Bashkise po punojne per mos te lejuar permbytje te mundshme ne kete zone.

Lagja Karbunar perroji sa nuk del nga shtrati ne kete segment…. permbytje nga rreshjet e shiut ne te gjithe Qytetin dhe fshatrat.Duan futur ata te dy derrat e Bashkise kryetari dhe nenkryetari qe hedhin ne rrjetet sociale sikur pastrojne kanalet vetem mashtrime.!!

Gepostet von Lushnja Myzeqeja am Samstag, 7. März 2020

Rreshkitje dherash dhe peme te rena ne rruge eshte situata ne segmentin Lushnje – Ballagat.
Per disa ore ky segment ka qen i bllukuar per qarkullimin e automjeteve deri ne ardhjen e forcafe te Shtabit te Emergjencave Civile te Bashkise te cilet ben te mundur largimin e pemeve dhe pastrimin e rruges nga dherat dhe balta.

Gjithashtu raportohet se siperfaqe te konsiderueshme te tokave bujqesore ne Bashkine Lushnje dhe Divjake ndodhen nen pushtetin e ujit si pasoje e mos funksionimit te plote te kanaleve kulluese. Situata pritet te normalizohet ne oret ne vijim pasi sipas te dhenave te Sherbimit Meteorologjik Ushtarak intensiteti i reshjeve do te jete ne renie.

https://www.facebook.com/saimir.korreshi/videos/10221606113452191/