Reklame:

Si te pregatisni ne shtepi dezinfektant per duart!

Në pamundësi për të gjetur dezinfektuesin e duarve, në këtë kohë kur është shtuar frika nga prekja e mundshme e coronavirusit, ju mund ta krijoni atë edhe vetë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë publike një recetë shumë të thjeshtë se si ta krijoni xhelin dizefektues të duarve në shtëpi.

Për ta përgatitur ju duhet një enë e pastruar mirë, por mund të përdorni dhe shiringa dhe produktet e mëposhtme:

Alkool për likerin, e gjeni në supermarket dhe që e përdorni për të bërë pijet

3% peroksid hidrogjeni, ujë i oksigjenuar që keni në shtëpi

Glicerina, nëse nuk e keni atë në shtëpi, shkoni te farmacisti.

Merrni një enë të pastër ku shënohet niveli i litrave dhe derdhni 833 ml alkool.

Pastaj, me një shiringë, merrni 42 ml peroksid hidrogjeni dhe shtojeni në alkool dhe përziejeni.

Tani arrin pjesa më e ndërlikuar: duhet të shtoni 15 ml glicerinë, e cila është shumë e dendur dhe për këtë arsye do t’ju bëjë të zemëroheni pak, por mos e humbni durimin.

Në këtë pikë përzijeni mirë dhe shtoni ujë të zier për të arritur vëllimin e përgjithshëm të një litri.

Masën e xhelit të krijur mund ta fusni në shishe më të vogla dhe ta përdorni herë pas here.