Reshjet e shumta të shiut që përfshinë vendin tonë kanë rritur ne menyre te frikshme nivelin e ujit në lumin Shkumbin. Sipas te dhenave fatmiresisht ka renie te nivelit Shkumbin me 1 m. AdZM Fier dhe punonjesit e PKDK qe ne oret e para te mengjesit kane monitoruar prurjet e lumit Shkumbin.
Nderprerja e reshjeve dhe ulja e intensitetit te tyre sollen fundin e ankthit te permbytjeve per banoret prane lumit kryesisht ne fshatrat Cerme e Siperme, Proshke, Cerme Pasha, Cerme Shkumbin, dhe Sulzotaj.
Nderkohe Bashkia Divjake ka bere me dije se uji nuk ka dalë nga shtrati në asnjë nga fshatrat që shtrihen gjatë lumit, megjithatë strukturat e saj: administratorët, kryetarët e fshatrave, emergjencat, reparti zjarrfikës, policia bashkiake janë në gadishmëri të plotë duke monitoruar situatën nga afër.