Reklame:

Permbytjet ne Lushnje/ Deme te medha ne bujqesi

Reshjet e shumta të shiut që kanë rënë 48 orët e fundit, në territorin e Lushnjës kanë shkaktuar probleme, kryesisht në tokat bujqësore.

Me e rënduar situata është në fushat e Tërbufit ku uji ka përmbytur disa hektar tokë me të mbjella. Kanalet e para dhe të dyta janë në nivelet maksimale, ku disa prej tyre kanë dalë edhe nga shtrati.

Fermerët shprehen se dëmi është shumë i madh  pasi të mbjellat e tyre po shkojnë drejt kalbëzimit.

Edhe pse hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë, uji vazhdon të jetë i pranishëm në këto toka. Ajo që i tremb me shume fermerët, janë orët në vijim, pasi prurjet e ujit vijojnë të jenë të larta, çka mund të sjellë shtimin e sipërfaqeve të përmbytura.

Përsa i përket lumit Shkumbin, ditën e diel situata është paraqitur e qetë dhe nuk ka rrezik që të dalë nga shtrati. (Top-Channel)