Reklame:

Shtimit te pemeve frutore me ane te shartimeve, Menyrat dhe teknikat

Bimet e perfituara nepermjet mbirjes se fares se zakonshme (jo hibride), nëse nuk shartohen me formen bimore te duhur, si rezultat i proceseve biologjike qe ndodhin ne kromozome gjatë procesit te pllenimit, ato humbasin pjesën me te madhe te cilesive me te mira prodhuese te bimeve mëmë. Atëhere, per te eleminuar kete mangesi, filizave i’u aplikohet mënyra e shtimit vegjetativ nepermjet shartimit.
Sipas Sotiri, P. 1995, shartimi është arti i bashkimit te pjesëve te veçanta te bimeve te ndryshme ne një organizem te vetem, i cili rritet, jeton dhe prodhon per aq kohe sa vazhdon edhe bashkejetesa e pjestareve te shartimit. Komponentet e shartimit vegjetativ janë:
i) Nënshartesat; perfaqesojne fidanat e prodhuara nga fara (apo edhe nepermjet rrugeve vegjetative), por qe nuk zoterojne vlerat ekonomike te dobishme sipas destinacionit te prodhimit;
ii) Mbishartesat; perfaqesojne individet me vlera ekonomike te preferuara dhe qe i zoterojne faktoret e dobishem ekonomik sipas destinacionit te prodhimit. Mbishartesat merren nga një bime (ose grup bimesh mema), qe perputhen me destinacionin e kultivimit.
Shumëzimi i fidanave te pemëve frutore me anën e shartimit vegjetativ bëhet ne disa mënyra, qe janë:
i) Shartimi me syth e cila aplikohet ne dy forma: a) me syth te fjetur; b) me syth te zgjuar;
ii) Shartimi me kalem, e cila aplikohet ne dy mënyra: a) nën lëkurë; b) me çarje (diametrale, radiale dhe kryq, etj);
iii) Shartimi me kopulim (dy individe me tiparë te ndryshme ku njëra është nënshartesë dhe tjetra mbishartesë), etj;

MJETET SHARTUESE
Një rendesi te veçante marrin edhe mjetet shartuese/krasitese .


Ato duhet te mbahen ne gjendje teknike te mirë, te jenë te pasterta, te mprehura mirë dhe te dezinfektohen here pas here me solucione te ndryshme dezinfektuese. Arsyeja perse ato duhet te jenë sa me te mprehura, është se ato gjatë operacioneve te prerjes te demtojne sa me pak inde te gjalla dhe ta lene sa me paster pjesën e prerë nga indet e demtuara. Mjetët kryesore te shartimit janë gersheret, thika e shartimit, sharra e dores, thika e lemimit, dalta (ne forme pyke), guret mprehes, etj.
Lidhësat. Ne te shumten e llojeve te shartimeve, perdoren lidhjet. Materiali lidhës duhet te siguroje shtrengimin e duhur, as te mos ngurtesohet as te mos zgjerohet nga ndikimi i temperaturave te mjedisit. Ato duhet te sigurojne një lidhje dhe një zgjidhje te lehte (ndryshe quhet lidhja e peshkatarit). Materialet lidhëse janë rafiet, lidese kerpi, levore shelgu, lloje plastike (gome, celofani, polietileni, etj. Rafia formohet nga levorja e palmes tropikale (Sagus taedinera). Sot po perdoren gjeresisht materiale lidhëse speciale plastike ku ne një kg te ketij materiali mund te shartohen rreth 6000 shartesa.

Mastiçet, perdoren domosdoshmerisht ne shartimet me çarje. Ato duhet te kene vetine te shperndahen lehte mbi siperfaqen e shartuar, t’i mbulojne sa me mirë plaget e krijuara. Qëllimi është eliminimi i kontakteve me indet e fresketa te zbuluara nga kushtet e disfavorshme si temperaturat e jashtme, avullimi i ujit, drita direkte e diellit, si dhe infektimi nga semundjet dhe demtuesit e ndryshem dhe ajo qe ka rendesi me shumë është qe masticet te mos pengojne rritjet qe vijne pas zënies se komponenteve shartues. Mbulimi me mastiçe siguron një kallusim te mirë te komponënteve te shartimit. Kohet e fundit po prodhohen mastiçe industriale te cilet permbajne lende hormonale dhe ndihmojne ne zënien e shpejtë te komponenteve. Ne praktike ekzistojne dy lloje mastiçesh; i) te ngrohta dhe ii) te ftohta.

Një nga mastiçet e ngrohta pergatitet ne kete mënyre. Dylle blete 65 gr, + terpentine 65 gr + zift (sere selenice) 32 gr + dhjame 16 gr dhe se bashku shkrihen ne zjarr te ngadalte. Kur ftohet aq sa e duron dora e njëriut, mund te perdoret gjatë shartimit. Një forme tjetër mastiçi i ngrohte është: Zift 1000 gr + vaj bimor 700 gr + hi zjarri 200 gr dhe zihen e perdoren po si ne mënyren e siperme. Ndërsa një mastiç i ftohte pergatitet ne kete mënyre: merren 500 gr kolofan + 1000 gr vaj ulliri + 2500 gr parafine dhe perzihen duke formuar një mase te shkrifet dhe te ngjitshme.

MËNYRA E SHUMËZIMIT VEGJETATIV ME ANË TE SHARTIMIT ME SYTHA
Shartimi me syth është me e preferuara sepse nepermjet kesaj metodë një shartues mund te shartoje 250 – 350 bime ne ditë. Perqindja e zënieve është me e lartë, kursehen material mëmë dhe kostoja e prodhimit te një fidani është me e vogel. Madje është perllogaritur qe sasia e shpenzimeve me metodën e shartimit me syth është gati 50% (fuqi punetore dhe materiale) e çdo lloj tjetër shartimi. Mënyra e shtimit te fidanave nepermjet aplikimit te shartimit me syth, bëhet ne dy forma qe janë: i) Me syth te zgjuar dhe ii) Me syth te fjetur.

SHARTIMI ME SYTH TE ZGJUAR
Shartimi me syth te zgjuar bëhet ne fillimin e levizjes se lëngjeve, e cila fillon nga fillimi i muajit Mars per zonën e ngrohte dhe nga mesi i muajit Prill per zonën e ftohte. Me anë te kesaj metodë mund te vazhdohet deri ne fundin e muajit Qershor. Shartimet e mevonshme rrezikohen te mos zënë, sepse temperaturat e Veres rriten dhe sasia e zënieve është e ulet. Por edhe neqofte se arrijne te zënë, llastarët e dala nga sythet e shartuara kanë mundesi te mos piqen dhe te demtohen gjatë ngricave te Dimërit.

Me qëllim qe sythat te mos jenë te çelura ne kohen e shartimit, kalemat mund te merren menjëherë pas renies biologjike te gjetheve ne Vjeshtë, ose edhe para se bimet te futen ne fillimin e levizjes se lëngjeve. Kalemat duhet te merren nga deget e shendosha, njëvjecare, plotesisht te pjekura, te pastra nga semundjet dhe demtuesit dhe te kene nga rreth 8-12 sytha. Llogaritet qe nga çdo kalem te shfrytezohen 4-8 sytha ose per çdo një shartim te llogariten te perdoren rreth 1,5 sytha. Kalemat e prera lidhen ne tufa ne rreth 25-50 cope sebashku dhe dergohen neper magazinat e shtratifikimit. Shtratifikimi bëhet menjëherë ne rërë te lagur me qëllim qe kalemat te ruhen te fresketa deri ne momentin e shartimit. Temperatura e ruajtjes nuk duhet te kaloje 50C dhe kurre nuk duhet te zbrese nën zero.
Fazat e shartimit me syth janë:
i) Prerja e mbishartesës ne 25-30 lartësi nga siperfaqja e tokes;
ii) Heqja e sythit te kalemi i cili do te jetë mbishartesa;
iii) Hapja ose prerja e lëkurës te nënshartesa ne forme e germes T;
iv) Vëndosja e sythit te pjesa e lëkurës se prërë ne forme T te nënshartesa;
v) Lidhja sythit, dezinfektimi i tij dhe lyerja me parafine;
vi) Zgjidhja e materialit lidhës, pas zënies;
vii) Lidhja e llastarit/mbishartesës me pjesën e kercellit te mbishartesës mbi pikën e shartimit;
viii) Prerja e nënshartesës mbi pikën e shartimit dhe vëndosja e lidhja e hurit mbështëtes.
Operacionet e shartimit me syth

a) Heqja e sythit, bëhet me anën e një brisku te zakonshem shartimi dhe te mprehur mirë. Prerja fillon rreth 1,2 cm mbi sythin qe do te hiqet dhe me kujdes ulet poshtë duke marre sythin pa e demtuar dhe me pak pjesë drunore (ate qe permban vete sythi dhe nëse merret shumë pjesë druri atëhere % e zënieve është shumë e ulet), dhe vazhdohet me prerjen deri ne 1.8 cm poshtë sythit. Sythi duhet te mbaje shumë pak elemente te drurit, sepse nepermjet saj krijohet mundesia e zënie sepse ajo pak shtrese kambiumi (pjesa me rigjenërative e kercellit) qe ndodhet te sythi shërben per t’u bashkuar me shtresen e kambiumit qe ndodhet nën lëkurë te nënshartesa. Sythat e hequra per shartim vendosen menjëherë ne një cope pelhure te lagur pambuku me uje, me qëllim qe ato te mos dehidratohen. Sasia e sytheve te hequra duhet te konsumohen brenda ditës.

b) Prerja e lëkurës ne formen e germes T te nënshartesa. Ne fillim nënshartesa pritet ne lartësine 25-30 cm nga siperfaqja e tokes. Diametri i nënshartesës nuk duhet te jetë me pak se 15 mm. Ne rreth 12 – 15 cm mbi siperfaqen e tokes, fillon te bëhet prerja e lëkurës ne formen e germes T. Vëndi i prerjes duhet te jetë ne ndernyjen ndërmjet dy sytheve dhe me drejtim nga Veriu ose Veri-Perendimi me qëllim qe te evitohet rrezatimi direkt nga dielli.
Brisqet e shartimit duhet te jenë te mprehura shumë mirë me qëllim qe prerja te jetë sa me e drejte dhe pa brazda. Nëse gjatë prerjeve ngelin brazada, atëhere % e zënjeve është e ulet. Ne fillim bëhet prerja horizontale me kujdes qe brisku te prese vetem lëkurën sebashku me shtresen e kambiumit te nënshartesës dhe te mos prese pjesën drunore (ksilemen). Gjatësia e prerjes horizontale duhet te bëhet sa me e vogel (me qëllim qe te ndihmohet zenja) ne rreth 1,2 -1,4 cm. Nëse pjesa e drurit pritet me thelle se shtresa e kambiumit, atëhere rrezikohet mos zenia e sythit. Me pas brisku vazhdon me prerjen vertikale te lëkurës deri ne gjatësine rreth 1.5 – 1.8 cm.

c) Vendosja e sythit dhe lidhja. Me anën e pjesën se prapme te briskut te shartimit bëhet shqitja e lëkurës nga pjesa e drunjte, me kujdes qe ajo te mos demtohet. Me pas vëndoset sythi duke e futur ne fillim nga siper (te prerja horizontale) dhe me tej shtyhet lehtesisht drejt e deri ne fund, aq sa nuk shkon me. Pjesa e lëkurës se mbetur te sythi siper prerjes horizontale pritet horizontalisht dhe futet ne brazden e prerjes horizontale te T, me qëllim qe sythi te nivelohet me prerjen e nënshartesës. Pas vëndosjes se sythit dhe para fillimit te lidhjes, bëhet dezinfektimi i sythit te shartuar me solucion lengu bordulez ne 1% me anë te një furçe. Lidhja fillohet nga poshtë lart (me qëllim qe lidhja te bëhet e forte dhe uji i shiut te mos futet brenda), duke e zhiruar ate ne anë te kundert te levizjes se akrepave te ores. Kujdes, sythi nuk duhet mbuluar por te lihet jashte. Me pas i gjithë sythi dhe lidhja lyhen me parafine me anë te një furceje tjetër, me qëllim qe te eleminohet futja e ujit dhe anasjelltas tharja e ujit nga dehidratimi i sythit. Shartimi kurre nuk duhet te bëhet ne kohe me shi dhe duhet evituar oret nxehta te mesditës. Koha me e mirë janë oret e paraditës dhe akoma me te mira janë ato te pasditës, sepse menjëherë vjen mbremja me lagështiren e zakonshme te nates.

d) Zgjidhja dhe lidhja e llastarit te mbishartesës me pjesën e nënshateses mbi pikën e shartimit. Sasia e ditëve per zënie varet nga gjendja e bimes, cilesia e shartimit, temperaturat dhe lagështira e ajrit apo e tokes, etj, dhe ky proces mund te zgjasi nga 12-15 ditë. Kur llastari pas zënies ka arritur lartësine rreth 12-15 cm, me anë te briskut te shartimit bëhet prerja e nyjes lidhëses te lidhëses dhe me kujdes bëhet procesi i heqjes se materialit lidhës. Pas zgjidhjes llastari tashme si mbishartesë, lidhet me pjesën e kercellit te mbetur te nënshartesës (rreth 12-15 cm) mbi pikën e shartimit. Kjo bëhet me qëllim qe llastari te ruhet nga demtimet e mundshme gjatë shërbimeve agroteknike qe do te jenë ne vazhdimesi.
Gjatë periudhës se qetësisë ne Dimër, bëhet prerja e nënshartesës rreth 1-2 cm mbi pikën e shartimit me pjerrësi nga ana e kundert e sythit me qëllim qe ujrat e reshjeve te mos demtojne pikën e shartimit dhe bazen e mbishartesës. Me pas pranë llastarit te mbishartesës vëndoset huri dhe me pas lidhet me qëllim qe mbishartesa te ruhet nga demtimet dhe fidani te qendroje vertikalisht drejt.

SHARTIMI ME SYTH TE FJETUR
Shartimi me syth te fjetur kryhet po ne ato procedura si per shartimin me syth te zgjuar, por me disa ndryshime qe janë: i) Kalemat/sythet merren tek degëzat e rritura brenda vitit; ii) Periudha me e mirë është fundi i muajit Qershore gjysma e dytë e muajit Korrik. Nëse nuk mbaron brenda kesaj periudhe, shartimi mund te vazhdoje deri ne dhjetëditorin e parë te muajit Shtator. Ne kete rast zgjimi i sytheve te shartuara nuk bëhen brenda te njëjtit vit, por ne fillimin e vegjetacionit te vitit tjetër.

Pemët mema te cilet janë planifikuar per prodhimin e sythave te fjetur, krasiten me kujdes qysh ne periudhën e qetësisë dimërore duke aplikuar rrallimin e degëzave te tepërta me qëllim favorizimin e llastarëve te fuqishem dhe pjekjen e shpejtë sytheve, te cilet duhet te jenë te pjekura mirë ne periudhën e marrjes se sytheve.
Nënshartesës nuk i bëhet shkurtimi para shartimit. Procedurat e tjera te shartimit bëhen ashtu si rastin e shartimit me syth te zgjuar, por me një ndryshim qe gjethit pranë sythit përkatës i lihet 1-1,5 cm pjesë e bishtit. Kjo shërben “si pompe” per te ndihmuar zënien e sythit. Shënja qe sythi i shartuar ka zënë apo jo, është se nëse pas 12-15 ditësh bishti i gjethes ka rënë vete, atëhere sythi ka zënë. Nëse sythi nuk ka zënë, atëhere bishti thahet ne syth dhe ngelet ashtu per një kohe me te gjatë.

Rreth 2-5 ditë pas shartimit, bëhet prerja e mbishartesës ne rreth 2-3 cm mbi pikën e shartimit (zakonisht një nyje me lart me 1-3 gjethe te cilet ndihmojne zënjen). Kjo favorizon zënien me te shpejtë te sythit. Pas zënies se sythit (rreth 12-15 ditë pas shartimit), bëhet zgjidhja e lidhëses. Fidanat e pa zëna rishartohen pak me poshtë pikës se shartimit te parë. Gjatë periudhës se vegjetacionit me qëllim qe llastarët e dala nga sythat e shartuara te zhvillohen sa me mirë, degëzimet qe dalin nga nënshartesat, hiqen menjëherë. Ky proces duhet te përsëritet 2-3 here.
Mosha e përgatitjes se fidanave nga fidanishtet është ne varesi te mënyres se shartimit. Kur shartimi bëhet me sythe te zgjuara, deri ne fund te Qershorit ne fidanishten e vitit te parë, fidani mund te jetë gati per ne vëndin e perhershem per 2 vjet per faroret dhe brenda një viti per bërthamoret. Nëse shartimi bëhet me sytha te fjetura, ne periudhën kur fidanat ndodhen ne fidanishten e vitit te dytë, atëhere periudha e nevojshme është 3 vjet.

MËNYRA E SHUMËZIMIT VEGJETATIV ME ANË TE SHARTIMIT ME KALEMA
Shartimi me kalem bëhet ne dy mënyra kryesore qe janë: i) Forma nën lëkurë; dhe ii) Forma me çarje.
Forma e shartimi me çarje aplikohet ne tre mënyra kryesore qe janë: a) Me çarje diametrale; b) Me çarje kryq dhe c) Me çarje radiale.

SHARTIMI ME KALEM – FORMA NËN LËKURË
Kjo metodë e shartimit bëhet vetem atëhere kur nënshartesa te kete hyrë ne periudhën e fillimit te levizjes se lëngjeve. Quhet e tille sepse kalemi (mbishartesa), vëndoset ndërmjet drurit dhe lëkurës se nënshartesës. E gjithë procedura e marrjes se kalemave duhet te bëhet ashtu si metoda e shartimit me syth te zgjuar. Ato duhet te jenë te shtratifikuara ne rërë te lagur, ose te jenë marre direkt nga pema mëmë por me sytha te pa çelura.

Edhe ky lloj shartimi ka disa faza pune qe janë: i) Prerja e nënshartesës; ii) Çarja e lëkurës; iii) Prerja dhe përgatitja e kalemit; iv) Vëndosja e kalemit dhe lidhja; v) Mbulimi me dhe te fresket, etj.
Prerja e nënshartesës dhe hapja e lëkurës se saj. Nënshartesa pritet me një pjerrësi te atillë, ne mënyre qe niveli i pikës se takimit te kalemit te jetë 2-3 cm me lart se sa fundi i pjerrësise. Kjo bëhet me qëllim qe lagështira e reshjeve te largohet sa me shpejt poshtë. Prerja bëhet me brisk te mprehtë me qëllim qe ne vëndin e prërë, te mos krijohen plagë. Ne skajin me te lartë te pjerrësise fillon çarja e lëkurës me drejtim vertikal po ne te njëjtën mënyre siç është përshkruar ne shartimin me syth. Gjatësia e prerjes se lëkurës duhet te jetë rret 2,5 – 3 cm, ose pak a shumë sa gjatësia e prerjes se kalemit.

Skema e shartimit me kalem dhe ne nën lëkurë
Prerja e kalemit dhe përgatitja e tij. Kalemat e shtratifikuara pasi hiqen nga vëndi i ruajtjes, zgjidhen segmentet me sytha me te mirë dhe këto segmente priten me dy sytha. Gjatësia i prerjes siper sythit te dytë duhet te jetë rreth 1,5cm. Ndërsa niveli i prerjen nën sythin e parë duhet te jetë 4-5 cm gjatësi, me qëllim qe kalemi me dy sytha te kete vënd te mjaftueshem per t’u futur te nënshartesa. Nga pjesa e kundert e sythit te poshtëm, paralelisht me te fillon prerja e kalemit me një pjerrësi te atillë qe prerja te jetë e drejte (ne forme pyke me një anë) dhe ta pershkoje trashesine e kalemit me një pjerrësi te tille qe gjatësia e saj te jetë rreth 2,5-3 cm. Çdo devijim ne gjatësine e prerjes, e veshtireson kontaktin e mirë te kalemit me nënshartesën. Arsyeja se perse prerja fillon ne anën e kundert te sythit te parë, është se ne afersi te sythit ndodhet pjesa me e madhe e shtreses se kambiumit e cila ka aftesi rigjeneruese dhe i siguron kalemit me shumë mundesi zënieje.

Pjesa e pa prerë (ana e kundert e pjerrësise se kalemit), nuk i hiqet lekura por kalohet me tehun e briskut duke i hequr vetem shtresen e jashtme te lëkurës (kutikulen e epidermes) deri sa te dale pjesa me jeshile (indi sfungjeror), e cila ndihmon ne shtimin e siperfaqes se kontaktit te pjesës se mbrendshme te lëkurës se nënshartesës, me ate te mbishartesës. Kjo rrit siperfaqen takuese dhe sa me e madhe te jetë siperfaqja e kontaktit, aq me e madhe është mundesia e zënies.

Vëndosja e kalemit, lidhja dhe mbulimi me dhe te bute/te fresket. Vëndosja e kalemit bëhet te lekura e çare e nënshartesës, pasi lekura e nënshartesës te shqitet lehte me anën e kundert te briskut te shartimit. Kalemi shtyhet lehtesisht deri ne fundin e çarjes, aq sa niveli i siperm i prerjes se kalemit te jetë paralel me sythin e parë i cili është me pozicion nga jashte kalemit dhe paralel me skajin e prërë te nënshartesës. Pastaj bëhet dezinfektimi, lidhja dhe parafinimi ashtu sic është shpjeguar ne rastin e shartimit me syth.
Pas mbarimit te shartimit, bëhet afrimi i dheut ne forme kupole duke lene sythin e fundit te kalemit zbuluar. Pas 8-10 ditësh fillon zgjimi i sythit te siperm. Kur llastari i dale nga sythi te kete arritur lartësine 12-15 cm, bëhet zbulimi i pikës se shartimit, bëhet zgjidhja e saj dhe dheu afrohet përsëri rreth pikës se shartimit. Ne afersi te llastarit vëndoset huri mbështëtes, me qëllim qe ta mbroje ate nga shqyerjet dhe llastari te rrije vertikalisht drejt.

SHARTIMI ME KALEM – FORMA ME ÇARJE DIAMETRALE.
Kjo forme shartimi zakonisht nuk aplikohet ne fidanishte sepse ky lloj shartimi bëhet ne rastet kur trashesia/diametri i nënshartesës është mbi 2,5 cm. Ne fidanishte kjo madhesi nënshartesë pothuajse nuk takohet sepse aplikohen dy format e mesiperme te shartimit te cilet bëhen me shpejt kur fidanat te jenë me diameter nën 2 cm.
Skema e shartimit me kalem dhe me çarje diametrale

Kjo metodë shartimi bëhet vetem kur nënshartesa te kete hyrë ne periudhën e fillimit te levizjes se lëngjeve. Quhet me çarje diametrale, sepse nënshartesa pasi pritet horizontalisht ne lartësine 12-15 cm, çahet diametralisht me anë te një thike deri ne gjatësine 5-6 cm. Me qëllim qe çarja te mos bëhet me e gjatë se 5-6 cm poshtë prerjes horizontale, me parë bëhet lidhja e trungut/nënshartesës 5-6 cm me poshtë se pika e shartimit dhe keshtu mund te eliminohet çarja e metejshme.

Procesi i shartimit. Pasi bëhet çarja e nënshartesës, me qëllim qe kalemat te vëndosen lirshem, ne trashesine e kalemit merret një llastarë tjetër te një druri çfaredo dhe mprihet ne formen e një pyke. Me pas kjo vëndoset ne mesin e te çares se nënshartesës. Kjo ndihmon per te lehtesuar punën gjatë shartimit. Ruajtja e kalemave dhe përgatitja/prerja e tyre priten ne te njëjtën procedure ashtu siç u shpjegua ne mënyren e shartimit me kalem – forma nënlëkurë (pozicioni i sythit te parë nga jashte), me një ndryshim qe qerimi i epidermes te mos bëhet nga jashte kalemit, por nga brenda tij, sepse pikërisht kjo pjesë do te qendroje brenda nënshartesës.

Pozicioni i kambiumit ndermjet mbisharteses dhe nensharteses

Pas përgatitjes se kalemave, bëhet vëndosja e tyre me kujdes qe shtresa e kambiumit te nënshartesës te korrespondoje me shtresen e kambiumit te mbishartesës. Pastaj hiqet druri ne forme pyke dhe bëhet lidhja e dezinfektimi ashtu siç u shpjeguan te forma e shartimit me kalem nën lëkurë.

Zakonisht te këto lloj shartimesh, edhe perse lidhja bëhet mirë, përsëri ka raste qe me rritjen e temperaturave, nënshartesa ka mundesi te lirohet te vëndi i çare dhe mundesia e zënieve është me e vogel. Ne kete rast keshillohet qe pas lidhje me rafie (apo material tjetër lidhës), te bëhet edhe një lidhje e dytë me tel dhe me pas afrohet dheu i njome. Pas zënjes hapet dheu dhe teli pritet. Zakonisht dalin dy llastarë (nga dy sythet) dhe kur te jenë rritur ne lartësine 12-15 cm njëri eleminohet (zakonisht lihet me i zhvilluari).

SHARTIMI ME KALEM – FORMA ME ÇARJE KRYQ

Edhe kjo forme shartimi zakonisht nuk aplikohet ne fidanishte, sepse ky lloj shartimi bëhet ne rastet kur trashesia/diametri i nënshartesës është mbi 6-7 cm dhe perdoret vetem ne rastet kur një pemë është e rritur por qe duhet te zevëndesohet me anë te shartimit, me një forme bimore me veti me te mira prodhuese.

Edhe kjo metodë shartimi bëhet vetem kur nënshartesa te kete hyrë ne periudhën e fillimit te levizjes se lëngjeve. Quhet me çarje kryq sepse nënshartesa pasi pritet horizontalisht (zakonisht te deget skeletore, çarja bëhet dy hereshe ne forme kryqi dhe ne vënd te dy kalemave vëndosen 4 cope.

Te gjithë procedurat e tjera te shartimit bëhen ashtu sic janë shpjeguar me siper, me një perjashtim qe pas shartimit, rekomandohet qe rreth e rrotull kalemave te vendosen copa plasmasi/qese plastike te mbushura me rërë deri ne nivelin e sytheve te kalemave dhe te aplikohet se paku një here ne ditë ujitja e rërës. Kjo ndihmon ne zënien e sigurte te kalemave.