Reklame:

OBSH e shpall koronavirusin si pandemi, e shqetesuar nga perhapja alarmante dhe ashpersia

Organizata Botërore e Shëndetësisë në një konferencë për shtyp e ka shpallur si pandemike situatën e krijuar pas përhapjes së koronavirusit, duke paralajmëruar që situate është e rëndë dhe numri i vdekjeve pritet të rritet.

“Në ditët dhe javët në vazhdim, ne presim që të shohim rritje në numrit të vdekjeve nga COVID-19, po ashtu dhe të shteteve të prekura. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka ndjekur me vëmendje këtë shpërthim dhe ne jemi të shqetësuar nga niveli alarmant i përhapjes dhe ashpërsia, si dhe nga niveli alarmues i mosveprimit.

Si rrjedhojë, ne kemi bërë vlerësimin që COVID-19 mund të karakterizohet si një pandemi “- tha Tedros Adhanom Ghebreyesus i OBSH.

Çfarë është pandemia

Pandemia është një sëmundje që përhapet në shumë vende të botës në të njëjtën kohë.

Një pandemi sipas fjalorëve epidemiologjikë është një epidemi që ndodh në gjithë botën në të njëjtën kohë apo në një zonë shumë të madhe gjeografike që tejkalon kufijtë ndëkrombëtarë dhe që zakonisht prek një numër të madh njerëzish. Një sëmundje pandemike është e ndryshme nga një shpërrthim sëmundjeje dhe termi më shumë i referohet sesa vende në botë po luftojnë me të në një nivel të lartë sëmundshmërie dhe nuk lidhet me seriozitetin e saj. Në 2009-n,  H1N1 u ciësua pandemi dhe një në 5 persona kaloi këtë sëmundje.