Reklame:

Vaji i palmes – Semundjet qe shkakton perdorimi i tepert, te rrezikuar moshat e reja!

Autoriteti Europian për Sigurinë Ushqimore (EFSA), konstaton se vaji i palmës është i rrezikshëm e veçanërisht tek moshat e reja. Në një eksperiment të realizuar në kafshë, nga ky autoritet del se ky vaj i shkatërron veshkët, ADN-në dhe shkakton kancer.

EFSA ka vlerësuar rreziqet për shëndetin publik të tre ndotësve që gjenden në perime, vajra dhe ushqime të përpunuara: esteret e acidit yndyror glicidili (GE), 3-monokloropropanediol (3 MCPD), 2- monokloropropanediol (2-MCPD).

Substancat formohen kryesisht kur të rafinohen në vajra vegjetale në temperaturë të lartë mbi 200 gradë Celcius për të hequr aroma e tyre natyrore, duke i bërë ato të përdorshme si përbërës të ushqimit.

Glycidol (GE- apo vajra bimor, që hyn edhe i palmës) është edhe gjenotoksike dhe kancerogje, që do të thotë se me kalimin e kohës ajo mund të dëmtojë ADN-në dhe mund të shkaktojë kancer. Ekspozimi ndaj 3-MCPD ka shkaktuar dëme në veshkat e kafshëve gjatë testeve që janë bërë.

Prania e GE, 3-MCPD dhe esteret 3-MCPD që gjenden në ushqim tregon se shëndeti i të rinjve por edhe të gjitha grupmoshave është në rrezik të lartë. Hulumtimet e shumta kanë vërtetuar se përdorimi i tepërt i këtij vaji dëmton qelizat beta të ishujve të Langerhansit që ndodhen në pankreas (këto qeliza prodhojnë hormonin insulin) dhe si pasojë vjen deri të zvogëlimi i prodhimit dhe i sekretimit të insulines dhe mund të shkaktohet sëmundja e sheqerit.