Reklame:

COVID-19/ Bilanci zyrtar i te prekurve ne Shqiperi

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 145 raste për COVID-19 dhe në total janë gjithsej 298 raste të testuara. Deri në këto momente 23 raste kanë rezultuar pozitiv për COVID-19

5 prej ndodhen në spitalin Infektiv në Tiranë (3 rastet nga i identifikuari i parë me COVID-19, një rast tjetër, 31 vjeçari me banim në Tiranë, me histori udhëtimi me Italinë dhe një grua 45-vjeçare nga Rrogozhina, me histori udhëtimi me Italinë).

Gjendja e tyre deri në këto momente është e stabilizuar. Ndërsa 18 raste të tjera (në total) që kanë rezultuar pozitiv janë të vetëizoluar në shtëpi pa probleme të veçanta.

Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19 është si vijon:

Tiranë – 16 raste

Durrës – 3 raste (njera prej të cilave ka ndërruar jetë)

Lushnje – 1 rast

Elbasan – 2 raste

Rrogozhinë – 1 rast

Të gjitha rastet kanë pasur histori udhëtimi me Italinë.

5 prej këtyre personave nga Tirana dhe Rrogozhina ndodhen të shtruar në spitalin Infektiv. Pjesa tjetër ndodhen të vetëizoluar në shtëpi.

2 rastet e reja të Durrësit janë pacientë që kanë patur kontakt me spitalin (të ndjerën), por nuk kanë shenja të sëmundjes dhe janë të vetëizoluar në shtëpi.

Lidhur me mjekët dhe infermiërët e Durrësit 50 testet nga kampioni i parë i kryer në Durrës rezultuan negativë.

Numri i personave në vetëizolim është 18. Numri i personave në vetëkarantimim është 134.

Masat e marra deri më tani

-Mbylljen deri në një njoftim të dytë, të të gjitha bareve, lokaleve restoranteve dhe klubeve, në Tiranë dhe Durrës fillimisht.

-Caktimin e një gjobe në masën 5 mijë euro, për të gjithë ata qytetarë që vijnë nga zonat e prekura dhe nuk zbatojnë urdhrin e vetëkarantinimit të detyrueshëm apo ata qytetarë që nuk zbatojnë vetkarantinimin pas konfirmimit të diagnozës.

-Caktimin e një gjobe në masën 20 milionë lekë të vjetra për të gjithë baret, restorantet, lokalet apo klubet që nuk e zbatojnë këtë Vendim dhe rihapen në shkelje të tij.

-Vendosjen e distancës së sigurisë mes punonjësve, prej 1.5 metra, në të gjitha bizneset që nuk mund të mbyllen për arsye të zinxhirit ekonomik.

-Reduktimin në maksimum të personelit të call center-ave, dhe garantimin e distancave dhe të kushteve mbrojtëse për çdo punonjës! Sa me siper, kërkojmë mirëkuptimin tuaj për veten tuaj, për familjet tuaja dhe për familjet e punonjësve tuaj.

-Mbyllja për publikun deri në datë 03/04/2020 të Ambienteve që ofrojnë shërbime në lokale nate, të ambienteve të mbyllura të dedikuara për argëtimin e fëmijëve dhe të rinjtë, aktiviteteve në palestra, qendra sportive, pishina, qendra internet, qendra kulturore dhe argëtimi

-Ndalimin deri në datë 03/04/2020 të:  Aktiviteteve sportive, sociale dhe kulturore; Eksursioneve mësimore të organizuara prej institucioneve shkollore me destinacion brenda ose jashtë vendit;

-Ndalimi i procedurave të konkursit për punësim personeli, konkurse shkollimi dhe specializimi.

-Institucionet publike që ofrojnë shërbime pritjeje për publikun në sportel të marrin masa për të shfrytëzuar maksimalisht shërbimet online dhe platformën e-albania.

-Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimimësinë e shërbimti dhe të hartojnë një plan masash për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun dhe për të shmangur grumbullimin e publikut në sportele apo ambiente të tjera të brendshme.

-Detyrohen të gjithë personat që kanë hyrë në Shqipëri nga zona me rrezikepidemiologjik të identifikuara të tilla prej Organizatës Botërore të Shëndetësise, të plotësojnë skedën e udhëtarit në pikat hyrëse kufitare dhe të vetëkarantinohen detyrimisht për një periudhë 14 ditore nga data e hyrjes në kufi.

– Nesër administrata shtetërore do të jetë pushim

-Sipërmarrjet që kryejnë shërbime transporti mallrash apo shërbime furnizimi me mallra ushqimore apo farmaceutike në perimetrin tr-dr, duhet të akreditojnë automjetet e transportit të punonjësve të tyre, si edhe vetë punonjësit, emër për emër, në drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit

-Për të kryer shërbimet e tyre informative gjatë “shtet-rrethimit” të fundjavës brenda perimetrit TR-DR, mediat televizive duhet të akreditojnë automjetet e trupave të tyre, pranë drejtorisë së përgjithshme të policisë së shtetit në Tiranë

-Nga e premtja në 06.00 deri të dielën në mesnatë do të blindohet perimetri i qarqeve Tiranë-Durrës dhe do të mbyllet qarkullimi i automjeteve private e atyre të transportit ndërurban, drejt Tiranës dhe Durrësit apo anasjelltas nga Tirana dhe Durrësi drejt zonave të tjera të vendit

-Nga e premtja në 06.00 deri të dielën në mesnatë do të mbyllet qarkullimi i automjeteve private dhe urbanëve në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnje, Fier dhe Vlorë. Qarkullimi në këto territore do të jetë i hapur vetëm për autoambulancat, automjetet që kryejnë funksione shërbimi shtetëror dhe ato që transportojnë mallra