Reklame:

Koronavirusi/ Komisariati Lushnje thirrje qytetareve te zbatojne rregullat e reja

Shefi i Komisariatit të Lushnjes Ardian Metani ka bere me dije se jane marre te gjitha masat per zbatimin me perpikmeri te rregullave te shtetrrethimit me urdher te qeverise nga ora 06:00 e dites se premte deri te dielen ora 00:00.
Gjate nje komunikimi me Radio Lushnjen ai ka theksuar se masat e mara kunder perhapjes se Koronavirusit duan nje pergjegjshmeri te madhe ne zbatimin e tyre edhe nga qytetaret per te kufizuar ne maksimum daljet e tyre gjate ketyre diteve. Gjithcka qe po behet eshte te miren e shendeti te tyre, te familjeve dhe te gjithe vendit tone.

Gjithashtu  te percillnim per qytetaret kete komunikate te Ministrise se mbjojtes.

Duke e konsideruar si domosdoshmëri marrjen e masave shtesë për të mbrojtur çdo qytetar, çdo familje dhe vetë Shqipërinë, nga përshkallëzimi agresiv i sulmit të COVID-19, mbi ne dhe të afërmit tanë, të mos lejohet qarkullimi i mjeteve si më poshtë:

Nga dita e premte, datë 13.03.2020, ora 06:00, deri të dielën, datë 15.03.2020, ora 00:00, të mos lejohet të qarkullojnë automjete të transportit ndërurban, automjetet private drejt Tiranës dhe Durrësit apo anasjelltas, nga Tirana dhe Durrësi, në drejtim të zonave të tjera të vendit

Nga dita e premte, datë 13.03.2020, ora 06:00, deri të dielën, datë 15.03.2020, ora 00:00, të mos lejohet qarkullimi i automjeteve private brenda në qytetin e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Lezhës, Elbasanit, Lushnjës, Fierit dhe Vlorës

Qarkullimi i automjeteve në këto territore do të jetë i hapur vetëm për autoambulancat dhe automjetet që kryejnë funksione shërbimi shtetëror (personeli shëndetësor dhe social dhe shërbimet mbështetëse në strukturat e kujdesit shëndetësor, publike dhe jopublike, personeli i farmacive publike dhe jopublike, personeli që ofron shërbimet e furnizimit me ushqime, medikamente, shërbimet e kateringut, shërbimet postare, zjarrfikëse, funerale, energjisë, ujësjellës kanalizime, shërbimet private të ruajtjes së sigurisë së objekteve, shërbimet aeroportuale dhe personeli i linjave ajrore), duke dërguar pranë adresave të email-it: [email protected][email protected][email protected] dhe [email protected], listën e personave të autorizuar dhe duke i paraqitur punonjësve të Policisë një kopje të këtij email-i

Qarkullimi i automjeteve të personave me sëmundje kronike që kanë të planifikuara terapi mjekimi në spitale, duke provuar përmes një dokumenti nevojën për trajtimin e tyre, do të jetë i hapur.

Do të lejohen të qarkullojnë automjete të personelit të medias, duke paraqitur dokumentin e tyre të punësimit ose kartën e gazetarit.

Për qarkullimin vajtje – ardhje nga aeroporti i Rinasit, drejtuesi i automjetit duhet t’i tregojë punonjësit të policisë, biletat e fluturimit të personave që do largohen apo foton e biletave te atyre qe do mbrrijnë.