Reklame:

Moti/ Rritje temperaturash 4 deri 5 grade diten e neserme

Ashtu si dje, edhe sot vendi ynë po ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me motin i cili ka qenë i kthjellët që në orët e mëngjesit dhe ashtu do të mbyllet deri dhe në fund të ditës.

Sipas te dhenave te Sherbimit Meteorologjik Ushtarak temperaturat e mesditës patën një rritje krahasuar me dje duke prekur në zonat malore vlerat prej 19ºC dhe në ato të ulta e bregdetare deri në 22ºC.

Ditën e nesërme pritet që vendi ynë të ketë mot të kthjellët në të gjithë territorin. Për tu vecuar është fakti se temperaturat rriten nesër me një vlerë prej 4 deri në 5ºC si në vlerat minimale ashtu dhe ato maksimale.

Në këtë mënyrë në vlerat e mëngjesit temperaturat parashikohen nga 5ºC në zonat malore deri në 12ºC në ato të ulta dhe bregdetare. Në vlerat e mesditës temperaturat parashikohen nga 21ºC në zonat malore deri në 26ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.