Reklame:

Tregu i fruta-perimeve Lushnje, ne funksion edhe gjate diteve te shtetrrethimit

Agronews.al pas mesazheve te shumta ne inboxin e faqes, ku fermeret interesoheshin te dinin nese Tregu i fruta-perimeve Lushnje do te ishte i hapur ne ditet e shtetrrethimit te vendit si pasoje e Koronavirusit, morem konfirmimin se ky treg do te funksionoje normalisht por ne kushte te rrepta higjenosanitare.

N/Kryetari i Bashkise Lushnje Genti Nushi konfirmoi per Agronews.al se Tregu i Fruta-Perimeve Lushnje ka marre te gjitha masat e duhura higjenike per te zhvilluar aktivitetin e tij tregtar per te gjithe vendin.

Rendesia e madhe qe ka ky treg, me i madhi ne vend, nga i cili furnizohen me fruta-perime qytetaret e te gjithe shqiperise e ben ate teper te rendesishem ne keto kushte te emergjences pandemike qe ka mberthyer vendin tone dhe mbare boten.
Administrata e tregut ka marre te gjitha masat duke zbatuar te gjitha udhezimet qe tashme jane bere publike nga qeveria dhe autoritetet shendetesore.