Reklame:

Spitalet dhe klinikat private vihen ne funksion te “luftes” me COVID-19

Në varësi të dinamikës së spitalizimit të të prekurve nga Covid-19, me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë, vendosen në dispozicion edhe strukturat private spitalore, ambulatore, hoteliere, autoambulancat dhe personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës.

“Moszbatimi i këtij urdhëri dënohet me gjobë në masën 5 000 000 (5 milionë) lekë. në rast mosbindjeje pas vendosjes së gjobës, struktura përkatëse vendoset forcërisht në dispozicion të shërbimit publik shëndetësor dhe personeli përkatës është i detyruar të shërbejë nën drejtimin shtetëror të strukturës gjatë gjithë kohëzgjatjes së infeksionit” njofton kryeministri Edi Rama, ndërsa bën me dije hyrjen në fuqi të aktit normativ që ka forcën e ligjit deri në fund të kapërcimit të situatës së krijuar nga Covid-19.