Reklame:

Defekt ne stacionin e furnizimit me uje, Ujesjellesi Lushnje njofton banoret e prekur!

Si pasoje e nje avarie ne stacionin e furnizimit me uje ne Gogolas, Sh.a Ujesjelles Kanalizime Lushnje  eshte detyruar te nderprese furnizimin me uje per disa fshatra te rrethit te Lushnjes. Konkretisht ne fshatrat Pirrë, Kamçisht, Gorre, Lumth, Rrapëz, Bishqethëm dhe Shakuj.
 Duke pase parasysh situaten e veshtire te shtetrrethimit dhe nevojen e domosdoshme per uje ne familje,
Sh.a Ujesjelles Kanalizime Lushnje  po punon ne menyre intensive per rregullimin e ketij defekti dhe furnizimin sa me pare me uje te banoreve.
Me posht keni njoftimin e plote te UKL:


NJOFTIM !

Të nderuar abonentë të fshatrave Pirrë, Kamçisht, Gorre, Lumth, Rrapëz, Bishqethëm dhe Shakuj.
Për shkak të një avarie të ndodhur në stacionin e furnizimit me ujë Gogolas, ju njoftojmë se nuk do të jetë e mundur furnizimi me ujë sipas orarit të zakonshëm.
Ekipi i punës së Sh.a Ujësjellës Kanalizime Lushnje po punon për sistemimin e problemit, inxhinierët janë në terren dhe furnizimi do të rifillojë sapo të riparohet difekti.
Ju faleminderit !