Maskat për fytyrën me një përdorim, të përdorura për t’u mbrojtur nga përhapja e koronavirusit, mund të shkaktojnë dëm të konsiderueshëm në mjedis.
Grupi mjedisor OceansAsia zhvilloi një udhëtim studimor në ishujt e Soko në Hong Kong, ku gjetën sasi të konsiderueshme të maskave kirurgjikale të pranishme në bregdet.
Maskat mund të gëlltiten nga breshkat aty afër ose delfinët, duke u futur në sistemin e tyre tretës dhe duke i rrezikuar kështu jetën. Shumica e këtyre maskave përmbajnë sasi të polipropenit, i cili nuk shpërbëhet lehtë. Ndotja e plastikës në dete është një problem serioz pasi vlerësohet se çdo vit, mbi 8 milion ton plastikë përfundojnë në oqeanet tona.
Kjo plastikë nuk zhduket por përkundrazi ndahet ngadalë në mikro-plastikë, e cila hyn në zinxhirin tonë ushqimor, duke patur efekt shkatërrues në jetët tona gjithashtu.
Studimi gjithashtu rekomandon që njerëzit të konsultohen me autoritetet e tyre lokale për të mësuar në lidhje me mënyrat e duhura për të hedhur tutje maskat kirurgjikale dhe vëren se këto mbetje tregojnë “dobësi të mëdha në menaxhimin e mbetjeve dhe edukimin publik”.