Reklame:

COVID-19/ 2 viktima, 59 te infektuar dhe 665 testime deri tani ne Shqiperi

Gjatë deklaratës së sotme të Ministrisë së Shëndetësisë, Eugena Tomini konfirmoi viktimën e dytë të COVID-19 në Shqipëri, 66 vjecarin nga Lushjnja si dhe njoftoi 4 raste të reja të të infektuarëve me Koronavirus në vend, 3 raste janë kontakti dhe një rast i ri është një 63 vjecar i cili po trajtohet në QSUT.

Sipas njoftimit gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 60 raste të dyshimta të cilat e çojnë numrin e përgjithshëm të të testuarve në 665 si dhe numrin e të infektuarëve në vend në 59.

Në spitalin e terapisë intensive është kryer ritestimi për kontaktin e parë me pacientin zero i cili ka rezultuar negativ.

Totali deri në këto momente janë vetëm 3 pacientë të shtruar në terapi intetsive, ndërsa pjesa tjetër janë në gjendje të stabilizuar. “Po vazhdojmë testimin me rastet e tjera të dyshuara,” vazhdon njoftimi i MSH.

“Lutemi për qytetarët, mos shkoni direkt në urgjencë. Telefononi 127 nesë keni shenja të sëmundjes. Pavarësisht masave me rëndësi është zolimi social. Mënyra më e mirë për të përballluar situatën është vet izolimi”, ka mbyllur njoftimin MSH.