Reklame:

Rritja e çmimeve te fruta-perimeve, Tregtaret e shumices po abuzojne!

Prej fillimit të krizës së coronavirusit, në kryeqytet qytetarët ankohen se çmimet e fruta-perimeve janë më të shtrenjta. Tregtarët e vegjël në dyqanet e lagjes ja lënë fajin tregut të shumicës. Stafi i Euronews Albania ka udhëtuar te fermerët në tregun e Lushnjes të cilët pohojnë se prodhimi po u mbetet pa shitur edhe pse thonë se se prej ditësh, po shesin nën kosto.

“Jemi në tregun agroushqimor të Lushnjes. Ora është 6:30 e mëngjesit dhe tregu sapo është hapur.  Fermerët kanë sjellë prodhimet e tyre. Ne do të bëjmë një vëzhgim për të parë se sa janë çmimet e fruta-perimeve këtu në Lushnje”.

“Etiketa këtu është 50 lekë, koston e saj domatja e ka 40 lekë, nuk nxjerrim dot koston tonë, nuk po e merr më njëri”, – thotë një fermer. Por edhe pse se po i shesin nën kosto, sipas fermerëve të Lushnjes prodhimet po u mbeten në sera.

Po atëhere kush i rrit çmimet?

Po ditën e sotme ne bëmë një vëzhgim në tregje të ndryshme të Tiranës.

Për të njëjtat produkte çmimet ishin dyfish e në disa raste edhe trefish më të larta.

– Një kilogram domate në Lushnje kushton 50 lekë, ndërsa në kryeqytet 170 lekë.

– Një kilogram portollalle në Lushnje kushton nga 40-50 lekë, ndërsa në Tiranë 180 lekë.

– Një kilogramëkastraveca në Lushnje kushon 40 lekë, ndërsa në Tiranë kushon 160 lekë.

– Një kilogram mollë në Lushnje kushton 20-30 lekë, ndërsa në Tiranë 150 lekë.

Qytetarët shprehen se këto çmime janë të papërballueshme.

Tregtarët në lagje shprehen se çmimi me të cilin i marrin këto produkte nga tregu i shumicës është i lartë.

Nga ky vëzhgim rezulton se ata që i ngrenë çmimet e fruta-permieve duke abuzuar me situatën e krijuar janë tregtarët e shumicës. Për këtë arsye, policia e shtetit ka proceduar penalisht ditën e sotme administratorët e tregut agroushqimor në Tiranë, të cilët dyshohet se kanë përpiluar fatura tatimore me shitje fiktive të çmimit të produkteve që u tregtojnë pikave të pakicës, duke abuzuar dhe përfituar me çmimet e tyre.