Reklame:

Covid-19 po demton fermeret, Sharka: Nuk lejohet te dalin te punojne e te shesin produktet

Situata e krijuar nga masat e rrepta kunder koronavirusit te ndermara nga qeveria po shfaqin probleme te shumta te fermeret.
Për fermerët është mjaft e vështirë të sigurojnë një autorizim për të lëvizur në tokat bujqësore apo drejt tregjeve.

Kryetari i sindikatës së fermerëve, Eduart Sharka, thotë se problem mbetet edhe kufizimi i eksporteve përshkak se shoferët karantinohen sapo dalin nga Shqipëria.
Gjate nje interviste televizive zoti Sharka ka deklaruar se vetedeklarimi per te levizur nuk ka vlere per fermeret sepse oraret e parashikuara nga qeveria nuk korespondojne me oraret e tregut. Gjithashtu ata e kane te pamundur per te shkuar te te  mbjellat ne tokat e tyre te cilat kerkojne nje pune te perditshme, kohe e cila e kalon ate te parashikuar nga qeveria sepse jo te gjithe e kane token ne afersi te baneses.

“Fermerët janë gjithmonë shtresa e lënë në harresë, nuk janë as si biznes as si të punësuar, pasi janë të vetëpunësuar. Gjatë kësaj periudhe, fermerët duhet t’i çojnë produktet nga serat në pikat e grumbullimit. Ka patur përplasje pasi nuk i kanë lejuar që të lëvizin”-tha Sharka.

Në lidhje me çmimet ku gjatë kësaj kohe ka patur rritje, Sharka tha se e kundërta ka ndodhur me produktet e fermerëve ku çmimet kanë rënë në mënyrë drastike.

“Është e çuditshme por çmimet e fermerëve kanë rënë. Bllokimi i sherbimit veterinar, mbyllja e farmacive bujqësore, duhet të ishin në statusin e mjekëve që vihen në vijën e parë në luftën ndaj këtij virusi. Në Fier prodhohet luleshtrydhe, që kanë 10 herë më shumë vitaminë se portokalli, janë produkte të mira dhe ka rënë çmimi. Çmimet e importit rriten. Është sezoni i eksportit, shoferët e kamionëve janë në karantinë, duhet të gjendet zgjidhje pasi fermerët janë në krizë”-deklaroi Eduart Sharka.