Reklame:

Bujqesia e paorientuar ne krizen e Covid-19

Bujqesia, furnizimi i konsumatorit dhe eksporti kerkon organizim ne kete situate kaotike qe po na perball Koronavirusi.
Specialisti bujqesise Ilir Pilku ne nje postim te tij ka theksuar nevojen imediate qe kerkon sektori bujqesor dhe i gjithe zinxhiri i tij drejt eksportit per orientime ne kete situate pandemie.
“Duhet te kishim nje udhezues praktik per sektorin bujqesor ne raste pandemie.  Aq me shume qe presim nje super-prodhim ne 3 muajt ne vazhdim (domate, trangull, speci, bostani, patatja e pranveres) dhe ky prodhim duhet te kaloje kanalet e tregut vendas dhe eksporti “- ka shkruar eksperti Pilku

Postimi i plote:

Bujqesia, furnizimi i konsumatorit, eksporti kerkon organizim. Duhet te kishim nje udhezues praktik per sektorin bujqesor ne raste pandemie. Aq me shume qe presim nje super-prodhim ne 3 muajt ne vazhdim (domate, trangull, speci, bostani, patatja e pranveres) dhe ky prodhim duhet te kaloje kanalet e tregut vendas dhe eksporti.
Kam qene ne komunikim me 2 kompanite lider te furnizmit te rrjetit te marketeve Europiane ALDI, METRO, SPAR etj, dhe pervec shume problematikave te gjetjes se produkteve, shoqerive te specializuara te transportit, eshte shfaqur nje tjeter problem: ai i mungeses se konteinereve duke qene se Spanja e mbylli sot kontraktimin e tyre per te mbeshtetur produkteve e veta qe kerkesa eshte ne rritje.
Aktualisht qe shkruaj, po kontraktohen kontenier nga Egjypti.
Nuk e di nese dikush nga politik-berja e kupton cdo te thote te hapesh kanale tregu per fermeret dhe konsoliduesit e vendit. Nuk po degjoj nje mendim te pjekur dhe realist nga kushdo qe del ne media. Te tregohesh kontribues ne te miren e vendit, nuk merr vemendjen e duhur ne kete vend. FATKEQESI!