Reklame:

Covid-19 apo indiferenca e shtetit bllokojne prodhimet e fermereve!

Covid-19 ka vene ne veshtiresi te madhe edhe sektorin e bujqesise. Si nje sektor bazik per ekonomine e vendit, bujqesia nuk u permend fare ne platformen e qeverise ne asnje aspekt. Keshtu fermeret kane veshtiresi te shitjes se produkteve ne treg. U duhet te perballojne jo vetem Covid-19 por edhe rriskun e gjobave per ta shitur produktin ne tregun e shumices apo pikat e grumbullimit.

Mjaft prej tyre kane kerkuar ndihmen e Agronews per te siguruar nje autorizim per levizje me mjet ne shitjet e produktit te prodhuar me aq veshtiresi. Vemendja e autoriteteve duhet te jete e perqendruar vecanerisht ne kete periudhe pasi ka kaq shume nevoje per produktet e tyre nga qytetaret. Nga ana tjeter ka mjaft abuzim me cmimet pikerisht nga ky frenim i levizjes se fermereve dhe tregetareve te çdo niveli.

Nese qeveria nuk mund ti subvencionoje pasi jane te “vetpunesuar te pa regjistruar” te pakten tu krijoje nje lehtesim ne levizje, duke i mundesuar nje sportel diku ne komisariat apo njesite administrative ku mund ta marin lehtesisht autorizimin aq jetik per te mos ju shkuar dem djersa e mundi disa mujor por edhe per mos te shkaktuar nje pandemi te dyte ne furnizimin ushqimor.
Kaq pak e meritojne fermeret!

Nga Shkelqim Bylykbashi