Përveç koronavirusit që ka prekur vendin tonë, qytetarët e Tiranës përballen edhe me një problem tjetër, rritjen e çmimeve. Në tregun e fruta-perimeve në Lushnje fermeret po perballen me nje ulje te madhe te cmimeve te fruta perimeve, ndërsa në kryeqytet ato rriten dita-ditës gjithnjë e më shumë.
Këto janë shqetësimet e vazhdueshme të disa prej qytetarëve në kryeqytet gjatë ditëve të fundit.
Diferencat e çmimeve të këtij tregu me çmimet që konsumatori në Tiranë përballet çdo ditë janë tepër të mëdha.
“Kanë shkuar 4 mijë lekë të vjetra arka e cila ka 5 kg”, u shpreh një prej tyre.
Tregtarët shprehen se blerjet kanë rënë ndjeshëm javët e fundit sa detyrohen që shpesh ta hedhin mallin e tyre në kanal.
“Janë pakësuar dhe po bëhet mbi dy javë që çmimet kanë rënë”.
Edhe kufizimi i lëvizjes nga qeveria për shkak të shtetrrethimit pa një autorizim përkatës i penalizon tregtarët e Lushnjës për të tregtuar produktet e tyre.
“Kam dërguar e-mail nuk kemi marrë përgjigje”, u shpreh një tjetër tregtar. (abcnews.al)