Reklame:

Nje eksperience per te ndihmuar edhe fermeret!

A kanë efektin e dëshiruar masat e izolimit social?
Orët e ndalimit të lëvizjes të qytetarëve nuk mund të ndryshojnë sipas dëshirës së Kryeministrit, por kanë një logjikë epidemiologjike. Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe raportet e para nga Kina tregojnë se është shumë e rëndësishme distancimi social, dmth largësia nga njëri-tjetri më shumë se 1 m me qëllim mos transmetimin e virusit përmes spërklave të pështymës.

Fillimisht, orari i lëvizjes u vendos në fasha shumë të vogla, 06-10 paradite dhe 16-18 pasdite. Kjo bëri që njerëzit të dynden në radhët e bankave apo marketeve (fotot më poshtë), duke bërë që kjo masë të japë efektin e kundërt. Sot, ndryshoi përsëri orari deri në orën 13, por pa një kufizim të lëvizjes.

Por kush mund të jetë zgjidhja e përshtatshme?
Mbase, modeli italian ku çdo qytetar kur del nga shtëpia plotëson një formular për arsyen e daljes dhe ku po shkon (formulari më poshtë). Ky formular firmoset nga punonjësi i parë i policisë që e takon. Nëse ndryshon destinacion dhe kapet, atëherë vendoset gjobë. Kjo masë, do të bënte që të shtrihej në kohë sasia e njerëzve që kanë punë në institucionet e shërbimit, dhe do të mbante distancimin social.

Shpresoj që ky sugjerim të dëgjohet nga kolegët e shëndetit publik, dhe ta sugjerojnë aty ku merren vendimet.

Nga Gazment Koduzi