21 Marsi eshte Dita Botërore e Pyjeve. Pyjet mbulojne nje te treten e siperfaqes tokesore te globit duke i dhene oksigjen per te jetuar cdo gjallese. Si asnjehere me pare ne Parkun Kombetare Divjake-Karavastaditen e sotme nuk ka pase asnjeri pervec drejtorit te AdZM dhe nje punonjesi te tij Fatosi te cilet te dy kane mbjelle 50 fidane pishe. Koronavirusi, pandemia qe ka perfshire globin ka pezulluar cdo aktivitet duke vendosur jeten e njerzve mbi gjithçka tjeter.
Ardian Koçi ne profilin e tij e pershkruan me keto fjale kete dite te trishte.
“Sa trishtim, sot jemi vetëm unë dhe Fatosi. Të tjerët vazhdojnë punën në zonat e tyre duke patur vetem kontakt telefonik. Por mbi të gjitha na mungojnë femijet.
Ata që në ditë të tilla mbushnin Parkun me zërat e tyre dhe mbillnin me qindra pisha.
Sot ne mbollem vetem 50, për të kujtuar këtë ditë. Për tu kujtuar të gjithëve, se cfarë ja kemi marrë duhet t’ja kthejmë natyrës.
Pylli do shtohet në ditët në vazhdim dhe mbase e quajme “Pylli i Forces”. Per ti treguar brezave, që në këtë ditë të vështirë ne gjetëm forcën për të reaguar në mbrojtje të species tonë.
Sot nuk kerkojmë vullnetarë per te na ndihmuar, kerkojmë vetëm te na ndihmoni të mundim te keqen e madhe.
Rrini ne shtepi! Neser do jete shumë vonë! Nuk do kemi kohë të pendohemi!”
Kjo ditë me rëndësi ndërkombëtare u caktua me rezolutë të posaçme nga ana e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së më 28 nëntor të vitit 2012. Pra, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka caktuar 21 Marsin si Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve për të rritur ndërgjegjësimin e njerëzve për rëndësinë e të gjitha llojeve të pyjeve dhe pemëve jashtë pyjeve.
Pyjet mbulojnë një të tretën e masës tokësore të globit dhe kanë një funksion thelbësor për të mirën e gjithë njerëzimit. Rreth 1.6 miliardë njerëz, përfshirë edhe mbi 2000 komunitete indigjene, varen tërësisht nga pyjet. Këto të fundit janë eko sistemet biologjikisht më të ndryshme në tokë dhe strehojnë mbi 80% të specieve të kafshëve, pemëve dhe insekteve.
Pyjet kanë një rol kyç në betejën e njerëzimit për t’iu përshtatur ndryshimeve klimatike. Ato balancojnë oksigjenin, dioksidin e karbonit dhe lagështinë e ajrit. Pyjet mbrojnë burimet e ujit që mundësojnë furnizimin me mbi 75% të ujit të pijshëm.
Pyjet sigurojnë ajër të pastër, ujë dhe energji. Menaxhimi i qëndrueshëm i pyjeve mund të sigurojë energji të rinovueshme dhe neutrale të karbonit për një të ardhme më të gjelbër.
Investimi më i madh në risitë teknologjike dhe në menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve është çelësi për të rritur rolin e pyjeve si një burim kryesor i energjisë së rinovueshme. Në këtë mënyrë ne investojmë në të ardhmen tonë të qëndrueshme, në përmbushjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm dhe rritjen e një ekonomie të gjelbër.