Reklame:

Lista e aktiviteteve ekonomike qe lejohen nga e hena, (05.00-13.00)

Që nga dita e hënë, do të lejohen të kryejnë aktivitetin e tyre në fashën orare 05.00-13.00, duke filluar nga dita e hënë, datë 23.03.2020 pikat e shitjes së produkteve ushqimore, me pakicë dhe shumicë, pikat e tregtimit të barnave, produkteve mjekësore dhe institucionet financiare.

Kjo përcaktohet në urdhrin e ri të datës 20 mars, “Për mbylljen apo kufizimin e lëvizjeve në Republikën e Shqipërisë”.

Më herët, oraret e bankave u kufizuan në 7-9 të mëngjesit, duke krijuar radhë të shumta në sportele. Po ashtu dhe në supermarkete u krijuar radhë, teksa njerëzit rendën që të furnozoheshin me ushqime.

Më poshtë është dhe lista e plotë e aktiviteteve ekonomike që lejohen të punojnë gjatë kësaj periudhe.