Për të frenuar përhapjen e sëmundjes koronavirus 2019 (COVID-19), qyteti Pasig ka vendosur te kerkoje ndihmen e teknologjise dhe ka blerë drone për dezinfektimin e qytetit.
Sipas raportit ne Filipine qytetit Pasig i ishte dashur të përdorë dronët te cilet me pare kane ndihmuar fermerët me menaxhimin e dëmtuesve të bimëve.
Por me situatën e pandemise, qeveria ka vendosur te përdori dronët për të dezinfektuar të gjithë qytetin.
Dronet mund të ngarkojë deri në 10 litra dezinfektues dhe të spërkasin një siperfaqe nga 500 deri në 1000 metra katror. Mund të fluturojë vazhdimisht për 30 minuta.
Këto drone janë të ndryshëm nga spërkatësit e shpines të dezinfektuesve të shpërndarë më herët në, shkolla dhe agjensi jo qeveritare.
Ndërkohë, në mes të pezullimit të transportit publik ne qytet gjithashtu u shpërndane më shumë se njëqind biçikleta, të cilat do të përdoren në pikat e kontrollit mjekësor.
Numri i pacientëve të konfirmuar COVID-19 në vend arriti në 217 me 17 vdekje të enjten.
Presidenti Rodrigo Duterte tashmë i ka vendosur të gjithë Filipinet nën një gjendje katastrofe, duke lejuar qeverinë të marr më shumë fonde për të përmirësuar përhapjen e virusit.