Në vitin 1992, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 22 marsin e çdo viti si Ditën Botërore të Ujit, si një mjet për të përqëndruar vëmendjen botërore në rëndësinë e ujrave të ëmbla dhe advokimin për menaxhim të qëndrueshëm të burimeve ujore të ëmbla. Dita Botërore e Ujit është përkujtuar për herë të parë në 22 Mars 1993.
Tema e këtij viti është “Uji dhe Ndryshimet Klimatike”.
Dita botërore e ujit ka si qëllim tërheqjen e vëmendjes mbi rëndësinë e ujit. Kjo ditë përpiqet t’i kujtojë njerëzve rëndësinë e ujit dhe promovon qëndrueshmërinë në menaxhimin e burimeve të ujit të freskët.
Është një ditë për të festuar ujin. Është një ditë për t’u përgatitur për mënyrën se si ne të menaxhojmë ujin në të ardhmen.
Roli i ujit është thelbësor për të gjitha qeniet e gjalla dhe planetin.
Ai na nevojitet për pije, shtëpi e kopshte, por e rëndësishme është që ta kuptojmë domethënien e përdorimit jo të drejtpërdrejt të ujit si për prodhim, furnizim dhe zhvillim.
Uji, sot nuk duhet të shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar, sepse i zvogëlojmë rezervat, andaj uji duhet kursyer pikë për pikë!
Ujin mund ta zëvendësojë vetëm uji!
E ardhmja varet nga disa veprime që ne i marrim sot!
Uji është gjëja më e çmueshme e planetit tonë!
Uji është një kusht themelor për zhvillimin e qëndrueshëm!
Meqenëse të gjithë jemi përdorues të ujit, në të njejtën kohë jemi edhe përgjegjës për mbrojtjen e tij, dy parimet bazë për mirëmbajtjen e burimeve ujore janë Ruajtja dhe Mbrojtja!