Reklame:

Koronavirus/ Tregtia e ushqimeve vazhdon normalisht ne te gjithe globin!

Tregtia e mallrave po vazhdon normalisht ne te gjithe globin. Ushqimi lejohet te qarkulloje.
Pavaresisht se europa dhe i gjithe globi kane mbyllur levizjen e lire te njerezve si dhe kane vendosur kufizimeve te orareve te qarkullimit te cilat jane te ndryshme nga nje vend ne tjetrin, kamionet e transportit nderkombetar ushqimor po vazhdojne furnizimin normalisht ne menyre qe asnje vend i prekur mos te kaloje ne krize ushqimore.

Kete fakt e ka konfirmuar edhe eksperti Ilir Pilku i cili nga kontaktet e tij me disa kompani lider ne transportin e produkteve bujqesore ne bote ka deklaruar se asnje transportues nderkombetar nuk eshte i detyruar te respektoje masat e levizjes se njerezve nga nje vend ne tjetrin.
Postimio i plote i ekspertit Pilku:

Fake news/Lajm i rreme. Transporti i mallrave nuk eshte i detyruar te respektoje masat e vendeve ne lidhje me karantinimin e levizjes se njerezve ne kufinjte e Europes. Ju lutem mos pranoni keto lajme te pabaza te shpendara. Eshte shprehur qarte ne fjalimin e saj Presidentja e Komisionit Europian, Znj.Ursula von der Leyen, mbi aksesin e lire ne kufinj per qarkullimin e mallrave. U lidha me nje nga kompanite lider te furnzimit te tregut Europian me produkte bujqesore, dhe po ju shkruaj pergjigjen e tij: “I have trucks all over Europe now. Food is allowed to travel” / “Une tani kam kamione ne gjithe Europen. Ushqimet jane te lejuara te qarkullojne”