Reklame:

COVID-19/ Shkon ne 5 numri i viktimave ne Shqiperi

Rendohet bilanci i viktimave nga COVID-19. Vetem mengjesin e sotem jane shenuar dy viktima ne spitalin infektiv. Dy pacientet nje 43 vjeçar nga Kavaja dhe nje 61 vjeçar nga Tirana ishin prej disa ditesh ne repartin intensiv.

Pas rëndimit të gjendjen gjatë mbrëmjes, 43-vjeçari nga Kavaja është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

43-vjeçari nga Kavaja, përpos obezitetit nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

61-vjeçari nga Tirana është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

61-vjeçari kishte sëmundje bashkëshoqëruese. 61-vjeçari është viktima e pestë i prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Mbrëmjen e djeshme humbi jetën edhe një 71-vjecar nga Kucova, i cili krahas koronavirusit, vuante edhe nga një sëmundje malinje. Po ashtu viktimat e tjera janë një 66 vjecar nga Lushnja dhe një 73 vjecare nga Durrësi. Tirana është qyteti me numrin më të madh të të prekurve, plot 63 raste, e ndjekur nga Fieri me 8 raste dhe Durrësi me 6 raste.