Reklame:

Tregu i fruta – perimeve Lushnje rrit masat e sigurise ushqimore!

Tregu i shumices se Fruta-Perimeve ne Lushnje ka vendosur te ndryshoje orarin ne vartesi te levizjeve te lejuara nga autoritetet nga ora 05:00 – 13:00 te çdo dite.

Kjo mase vjen ne kushtet kur gjithe vendi i eshte nenshtruar karantines.
Tregu dhe tregetaret kane status te vecante e mund te levizin kundrejt nje autorizimi te leshuar nga Drejtoria e Policise Rrugore ose nje vetedeklarimi ne te cilin pershkruhet shkaku i levizjes si dhe destinacioni i mjetit.

Ne keto dite me kontrolle te shtuara dhe vigjilenca sanitare te çdo lloji, rendesia dhe siguria e ushqimeve marin nje tjeter vleresim.

Keshtu administrata e tregut ne çdo 3 dite dezinfekton ambjentet e tregut si dhe ka shtuar masat mbrojtese te njerezve dhe mjeteve qe ofrojne sherbim nepermjet ketij tregu nga me te rendesishmit ne Shqiperi.

Orari i ri u jep mundesi te gjithe tregetareve nga çdo skaj i vendit te mund te kthehen ne vendin e tyre te origjines brenda ores 13 te vendosur nga qeveria.

Sh. Bylykbashi