Komisioni Evropian, nëpërmjet faqes në Instargam, dedikuar të gjithë fermerëve në Bashkimin Evropian, i ka falenderuar ata për punën e palodhshme, në këto ditë të pandemisë globale të COVID-19. Sipas Komisionit Evropian dhe faqes EU Agrifood, furnizimi i popullatës me produkte ushqimore, pa ndërpprerje, por edhe për të sigurta për konsum, vlerësohet maksimalisht. Për këtë arsye, në paketën e ndihmës për fermerët në vendet anëtre të BE, secili që mund të ketë vështirësi në këtë situatë, mund të aplikojë dhe të përfitojë nga ndihma shtetërore, deri në 120 mijë Euro.
Faleminderit për te gjithe fermerët tanë dhe punëtorët e zinxhirit të furnizimit me ushqime, që vazhdojnë të na garantojnë ushqim të sigurt gjatë shpërthimit të # COVID19. Kjo falë të gjitha bizneseve që bëjnë përpjekje shtesë për të siguruar shëndetin e punonjësve. Komisioni Evropian ka ndërmarrë masa për të mbështetur fermerët dhe sektorin agro-ushqimor:
Sektori do të jetë në gjendje të përfitojë nga ndihma shtetërore deri në 120,000 Euro.
Ne kemi miratuar udhëzime për të siguruar që mallrat janë në gjendje të udhëtojnë përtej kufijve dhe të arrijnë atje ku janë të nevojshme pa vonesë.