Reklame:

OBSH apel qeverive per masat kunder Covid-19

Orgnizata Botërore e Shëndetësisë, iu ka bërë thirrje te gjitha qeverive, që të ndalojnë së harxhuari kohën dhe të fokusohen maksimalisht për të luftuar koronavirusin dhe parandalimin e mëtejshëm të tij.

“Ne shkatërruam dritaren e parë të mundësive,” tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus. “Në të vërtetë, duhet të kishim reaguar më shumë se një ose dy muaj më parë ndaj kësaj gjendjeje’’.

Shefi i OBSH dha një paralajmërim për të gjitha vendet, për mënyrën se si duhet të reagojnë ndaj koronavirusit, i cili ka vrarë deri tani gati 20,000 njerëz. Bota ka një shans të dytë lidhur me këtë virus, pasi 150 vende kanë më pak se 100 raste të raportuara dhe kanë akoma kohë për t’u përgatitur. Ata që kanë marrë masa kufizuese, kanë fituar kohë për të parandaluar këtë epidemi.

Ndërsa regjime të tilla të rrepta imponojnë kosto të ashpra sociale dhe ekonomike, ai propozoi një listë me gjashtë masa që çdo vend duhet të ndërmarrë për të përballuar këtë gjendje:

  1. Zgjeroni, trajnoni dhe mbikqyrni punëtorët e kujdesit shëndetësor
  2. Implementimi i sistemeve për të gjetur raste të dyshuara
  3. Rrisni prodhimin e testeve dhe numrin e rasteve të testuara
  4. Identifikoni lehtësirat që mund të kryhen në qendra shëndetësore
  5. Hartoni plane për të karantinuar rastet
  6. Fokusohuni në hartimin e një plani për parandalimin e virusit

“Bota nuk është e gatshme për një pandemi”, tha Ryan. ”Për shembull, ndërprerjet në zinxhirin e furnizimit mund të kërcënojnë furnizimin e dorezave mjekësore, të cilat prodhohen vetëm nga disa vende.”

Punëtorët e kujdesit shëndetësor po përballen me mungesa të mjeteve mbrojtëse në të gjithë botën, tha Maria Van Kerkhove, një epidemiologe në OBSH. Njerëzit të cilët nuk janë të sëmurë nuk kanë nevojë për maska, tha ajo, dhe mjekët nuk duhet të privohen prej tyre për shkak të mënyrës se si një vend i përdor ato.

“Kjo nuk është e pranueshme,” tha ajo. “Mbrojtja e punonjësve tanë të kujdesit shëndetësor duhet të jetë përparësia kryesore.”

“Nëse ka ndonjë mësim nga kjo pandemi, është se ne kemi nevojë për sisteme më të forta të shëndetit publik,” në një nivel kombëtar dhe global, ka shprehu kreu i OBSH,  Mike Ryan.