Reklame:

Policia keshillon qytetaret te qendrojne ne banese!

Në kuadër të masave shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 Policia e Shtetit u ka kërkuar të gjithë personave te zbatojne me perpikmeri oraret e levizjes dhe te shmangin daljet e shpeshta.

Gjithashtu nje thirrje te vecante, si me te rrezikuarit, pensionistët në zonat urbane e rurale, në qendra të njësive administrative të mos dalin nga banesat në asnjë orar të lejuar, me përjashtim të rasteve kur kanë një autorizim për të lëvizur ose emergjenca shëndetësore.

Edhe ne qytetin e Lushnjes Policia e Shtetit keshillon qytetaret e pabindur te cilet shfrytezojne orarin 05:00 deri 13:00 per te dale per shetitje dhe per te larguar stresin e karantines.

Efektivet e Komisariatit Lushnje si ata te Rendit por edhe te Policise Rrugore te cileve iu eshte bashkuar edhe Ushtria, vazhdojne te keshillojne qytetaret qe mos te kryejne levizje te panevojshme, por gjithashtu dhe te ndeshkojne shkelesit e rregullave ndaj masave te mara kunder pandemise COVID-19.