Siguria ushqimore dhe garancia e produkteve te fruta-perimeve kane nje rendesi teper te larte. Situata e pandemise globale qe ka izoluar edhe vendin tone ka bere qe i gjithe populli te gjendet ne karantine dhe te vetmet levizje qe bejne jane ato per furnizimin me ushqime.
Dizinfektimi i ambjenteve publike dhe te tregtimit jane disa nga masat e ndermara kunder koronavirusit. Tregu shumices se fruta-perimeve Lushnje ka marre masa konkrete dhe rigoroze ne kuader te kesaj situate.
Krahas pershtatjes se orarit te tregtimit i cili u pershtat me orarin 05:00 – 13:00 i cili u vendos nga instancat qeverisese per te qarkulluar, paisja e te gjithe personelit me maska dhe dorashka per cdo dite, administrata e tregut ka marre masat qe ambjentet e tregut te dizinfektohen me solucionin perkates menjehere pas perfundimit te shitjeve.
Çdo dite punonjesit te paisur me paisjet e duhura kryejne kete proces pune ne te gjithe territorin e tregut duke siguruar qe kushtet higjenike te jene sa me optimale per fermeret dhe tragtaret.