Reklame:

COVID-19/ Bashkia Lushnje ne gadishmeri te plote per te perballuar situaten e pandemise

Situata e emergjence si pasoje e koronavirusit ka mobilizuar te gjithe bashkite e vendit. Bashkia Lushnje ne ndihme te gjithe qytetareve dhe ne zbatim te vendimit te qeverise ka ngritur Komisionin e Mbrojtjes Civile i ci eshte ne funksion te  masave te shteterrethimit.

Gjate nje interviste ne emisionin Udhekryq ne Radio Lushnja te drejtuar nga gazetari Shkelqim Bylykbashi, Nenkryetari i Bashkise Lushnje Genti Nushi ka deklaruar se jane mobilizuar te gjithe njesite Administrative dhe Bashkia me njesite e tyre per ti ardhur ne ndihme te gjithe banoreve te cilet e kane te pamundur te levizin.

Deri ne keto momente theksoi zoti Nushe jane ndihmuar 4500 familje ne te 15 Njesite Administrative perfshire dhe rajonet e Qytetit. Ne keto familje perfshihen pensionistet e vetmuar, familjet me ndihme ekonomike dhe invalidet.
Ne keto familje ofrohet cdo lloj sherbimi te cilin ata nuk mund ta kryejne si pershembull, furnizimin ushqimor, marrjen e ilaçeve ne farmaci, pagesen e energjise elektrike dhe pagesen e ujesjellesit. Gjithashtu nje kontribut te rendesishem kane dhene bizneset dhe donatore te ndryshem te cilet i jane pergjigjur pozitivisht thirrjes se Bashkise Lushnje duke mundesuar deri me tani mbi 300 pako ushqimore per familjet ne nevoje.

Per cdo nevoje qe keni apo per ti ardhur ne ndihme te moshuarve te vetmuar bashkia ka vene ne dispozicion keto numra kontakti:
Njësia Administrative Nr. 1 (Lagjet: “Çlirimi” dhe “Kadri Qystri”) 0697582896
Njësia Administrative Nr. 2 (Lagjet: Xhevdet Nepravishta” dhe “Kongresi”) 0695167156
Njësia Administrative Nr. 3 (Lagjet: “Loni Dhamo” dhe “Skender Libohova”) 0694401391
Njësia Administrative Nr. 4 (Lagjet: “Gafurr Muco” dhe “18 Tetori’) 0698606965
Njësia Administrative Nr. 5 (Lagjet” “Karbunar” dhe “Savër”) 0675889717
Njësia Administrative Dushk 0674543192
Njësia Administrative Golem 0673561004
Njësia Administrative Ballagat 0692196075
Njësia Administrative Hysgjokaj 0682460022
Njësia Administrative Karbunarë 0694648643
Njësia Administrative Fier Shegan 0682060400
Njësia Administrative Allkaj 0683335622
Njësia Administrative Krutje 0683360888
Njësia Administrative Bubullimë 0694331949
Njësia Administrative Kolonjë 0696407600

Krahas ndihmes bashkia i ka kushtuar vemendje edhe higjenes. Jo vetem ne qender dhe ne institucione por ne te gjithe qytetin po kryhen dezinfektime me solucionin e percaktuar nga Ministria. Gjithashtu puna po vazhdon edhe ne disa Njesi Administrative me dezinfektimin e institucioneve dhe te qendrave.
Ndiqni te plote emisionin Udhekryq te shvilluar ne kushte Karantine nga studiot e Radio Lushnjes.