Reklame:

COVID-19/ OSHEE Lushnje garanton furnizim me energji elektrike per cdo familje dhe biznes

Situata e karantines ne te cilen ndodhen banoret shqiptare si pasoje e masave te marra kunder pandemise se COVID-19, kerkon energji elektrike 24 ore.  Stafi i inshiniereve, elektricisteve dhe faturisteve te OSHEE Lushnje eshte cdo dite ne pune per te siguruar qe mos te mungoje energjia ne asnje shtepi apo biznes.
Krenar Haxhiu Drejtori i OSHEE Lushnje deklaroi se gadishmeria eshte maksimale per cdo avari te mundshme dhe situata e furnizimit ne Bashkine Lushnje dhe Divjake eshte normale.

Kemi hasur defekte minimale si pasoje e avarive te shkaktuara nga ngarkesa e larte por i kemi zgjidhur ne kohe rekord. Institucionet e rendesise se vecante si hidrovoret, spitali, ujesjellesi etj. jane duke u furnizuar normalisht.
Ftoj te gjithe abonentet qe hasin probleme me energjine elektrike te kontaktojne menjehere ne numrat tane te telefonit ose me faturistin e zone dhe ne do ti gjendemi prane ne kohe rekord. – deklaroi Drejtori i OSHEE Lushnje Krenar Haxhiu ne emisionin Udhekryq.
Ndiqni te plote intervisten e drejtorit te OSHEE Lushnje dhene per gazetarin Shkelqim Bylykbashi ne Radio Lushnja.