Reklame:

Biznesi qe sakrifikon duhet ndihmuar

Rruga dalese nga Eldon Park e deri ne rreth rrotullimin e Savres eshte afro 600 m e gjate. Kur u be ristrukturimi i kesaj rruge, projketi i saj ka mjaft mangesi si rruge pasi lehtesisht mund te behej me 4 korsi duke i dhene frymemarrje hyrje – daljeve ne kete segment te rendesishem duke patur parasysh se hapesira publike eshte e mjaftueshme por mendjengushtesia e pushtetareve te kohes la kete situate qe shume shpejt nxorri ne pah veshtiresite.

Kjo behet edhe me e dukshme kur sheh numrin e bizneseve te vendosura ne kete aks nga te cilat krijohet nje levizje dhe qarkullim qe ne mjaft raste krijon veshtiresi ne hyrje dalje te kamioneve per shkak te natyres se punes.

Ne kete segment jane afro 20 biznese nga te cilat gati 90 % e tyre perdorin trailera ose kamione mbi 15 ton. 7 prej tyre jane me lidhje te drejtperdrejte me grumbullimin, perpunimin dhe exportin e prodhimeve bujqesore Zdrava, Doni fruits, Agroblend e disa pika (si Vellezerit Met, Shkelqim e Geni Saraci, apo Fotjon Saraci) Po keshtu edhe nje prej tyre bizneseve Flexo Alb kompani e cila ka ne fokus etiketimin dhe artikuj qe perdoren drejtpersedrejti ne ushqimin e njeriut.

Te gjitha keto biznese kane te pakten 300 punonjes qe cdo dite kalojne neper duar artikuj qe kane lidhje direkte apo indirekte me ushqimin. Bashkia duhet patjeter te ofroje pjesen e saj te kontributit ne kete situate duke i ofruar sherbime qe jane lehtesisht te mundura por qe jane siguri dhe japin ndjesine e partneritetit nga pushteti vendor dhe qe nuk je i vetem ne kete situate frike e ankthi.

Keto jane ato raste ku me pak inisiative e deshire tregon se biznesi nuk eshte nje lope qe vetem duhet mjele por ke mundesine edhe ti “hedhesh nje dore bar” per qumeshtin qe vazhdimisht ja konsumon. E thene shqip mjafton nje dezinfektim i ambjenteve te jashtme, rrugen qe pershkruhet nga punetoret dhe mjetet.

Nje patrulle policie qe here pas here kalon dhe jep siguri vetem me prezence. Sigurisht qe bizneset mund ta bejne edhe vete – mund te shprehet ndonje – por keto jane momente dhe situata “lufte” e ne lufte ka vend per te gjithe nese duan te kontribuojne qe neser te behen pjese e fitores me kenaqesi e jo pse thjesht jetuan ne kohen e Covid-19.
Sh. Bylykbashi