Reklame:

Koronavirusi/ Rendesia e shendetit mendor, Doktori Ramazan Doko jep keshilla per qytetaret

Doktori Neurolog Ramazan Doko ka dhene keshillat e tij profesionale per te gjithe qytetaret ne kete periudhe te veswhtire qe po kalojme.
Situata e karantinimit por edhe frika apo paniku qe krijohet nga pandemia ka krijuar jo pak probleme ne shendetin mendor te njerezve.

Ndryshimi i menyres se jeteses, kufizimi i orarit te levizjeve dhe masat e tjera qe jane mare kane si qellim  kufizimin e perhapjes se virusit, por njerzit nuk duhet ti kap paniku por duhet te tregohen te kujdesshem dhe te ndjekin keshillat e mjekeve per higjenen.

Mos shikoni shume lajme, komunikoni me njerezit tuaj te aferm, degjoni muzike, lexoni libra, beni aerobi ne shtepi etj. si keto jane disa nga keshillat e doktorit Ramazan Doko per ta kaluar kete situata sa me lehte.

Per te gjithe te interesuarit po sjellim intervisten e plote te Doktorit Doko dhene per gazetarin Shkelqim Bylykbashi ne emisionin Udhekryq ne Radio Lushnja.