Nje shqetesim i banoreve te Lagjies Saver eshte ngritur gjate emisionit Udhekryq ne Radio Lushnja pasi nje bllok pallatesh permbytet sa here ka reshje.
Inxhinieri Veliu deklaroi se punonjesit e UKL kane 3 dite rresht te cilet shkojne per kete shqetesim duke larguar ujin, por problemi eshte sepse Savra eshte nen nivel dhe si mos te mjaftoje kjo edhe nje stacion i vogel pompimi i cili ka qen per te larguar ujrat ne te tilla raste eshte shkaterruar dhe vjedhur.
Promblem tjeter eshte se kjo lagje i ka nje sistem te ndare per ujrat e zeza dhe ujrat e shiut dhe kur ka reshje krijohet edhe bllokimi i tubacioneve dhe sipasoje edhe permbytjet.
“Ne mundohemi me sa mundesi kemi nga ana jone per te zgjidhur kete problem por ne kete lagje duhet nje investim i madh per te rivene ne funksion stacionin e pompimit qe kryen punen e nje minihidrovori. Jemi ne bashkepunim me Bashkine per ta zgjidhur kete problem” – Deklaroi Inxhinieri Veliu.
Demet e shkaktuara ne Saver nga permbytjet jane kthyer ne nje makth per banoret. Nje situate e cila kerkon nje vemendje te shtuar nga Institucioni i Bashkise per te mundesuar investimin qe do ti jepte fund permbytjeve te lagjes Saver.
Per me shume ndiqni intervisten e plote te Inxhinierit te UKL Ersi Veliu dhene per gazetarin Shkelqim Bylykbashi ne emisionin Udhekryq ne Radio Lushnja nje emison i cili me veshtiresi te shumta po realizohet online per te gjithe degjuesit dhe ndjekesit e radios.