Reklame:

UKL ne gadishmeri te plote per furnizimin me uje

Ndermarrja e Ujesjelles Kanalizime Lushnje eshte vendosur ne gadishmeri te plote dhe ka marre te gjitha masat e nevojshme per mos te pasur probleme me furnizimin me uje te pijshem. Ersi Veliu Inxhinier ne ndermarrjen e UKL deklaroi se te gjithe punonjesit e kompanise qe duhet te jene cdo dite ne pune jane paisur me autorizimet perkatese per te levizur.
Sportelet e kujdesit per klientin do jene te hapura per te pritur qytetaret per pagesat e faturave dhe gjithashtu jane mare te gjitha masat per dezifektimin e ambjenteve dhe paisjen e personelit me mjetet mbrojtese.

-“Situata e furnizimit me uje eshte normale sipas orareve, kemi patur vetem nje problem me stacionin e pompimit ne Gogolas, te cilin e kemi zgjidhur ne kohe rekord. Qytetaret te jene te qete dhe per cdo problem te kontaktojne. Po kryejme klorifikimin e ujit sipas parametrave duke qendruar ne kontakt te perhershem me Institutin e Shendetit Publik Lushnje i cili kryen cdo dite analizat e ujit.”– u shpreh Inxhinieri i UKL Ersi Veliu.

Per me teper ndiqni intervisten ne emision Udhekryq ne Radio Lushnja.