Një specialist për sëmundjet sidomos ato infektive ka zbuluar se nuk janë vetëm duart, frutat dhe perimet dhe unazat me të cilat duhet të keni kujdes kur bëhet fjalë për COVID-19, por edhe telefonin tuaj celular, raporton “Daily Mail”. Profesori Nigel McMillan, nga Universiteti Griffith është i specializuar në sëmundjet infektive dhe rrezikun e transmetimit.
Ai tha se ndërsa virusi mund të jetojë në sipërfaqe të panumërta, ju duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm me telefonin tuaj të cilin mesatarisht, e prekni 2,617 herë në ditë.
Studimet kanë zbuluar se koronavirusi mund të mbijetojë në llojet e qelqit të butë dhe plastikës që gjenden në telefona deri në 9 ditë në varësi të kushteve. COVID-19 mund të jetojë në çdo sipërfaqe dhe sa më e lagësht të jetë, aq më gjatë do të jetojë atje, shpjegoi profesori McMillan.