Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar se lista e aktiviteteve të lejuara për të ushtruar biznesin e tyre, përpos masave të marra për COVID – 19, është zgjeruar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur që të shtojë listën e bizneseve, duke lejuar tanimë edhe gomisteritë, tregtinë me pakicë të librave në dyqane të specializuara dhe shitjen me pakicë për kancelari dhe pajisje të zyrës. Sipas njoftimit, urdhri hyn menjëherë në fuqi.