Pandemia Covid-19, i dha tokës dhe ajrit ‘’kohë për tu shëruar’’ nga mbingarkesa në ndotje që po përjetonte. Gjatë kësaj periudhe, u shfaqën sërish delfinët në kanalet e Venecias, zogjtë duke kënduar masivisht në Francë, dhelprat duke shëtitur në Mbretërinë e Bashkuar dhe drerët i kemi parë duke qarkulluar në stacionet e metrosë në Japoni. Pra, praktikisht natyra po i përgjigjet faktit që një e treta e popullsisë së botës tani po jeton në izolim përballë pandemisë globale COVID-19. Është pvënë re një rënie drastike e nivelit të ndotjes, që sillnin automjetet e panumerta apo dhe transporti publik.
Koperniku, shërbimi i Bashkimit Europian, për monitorimin e klimës, ka zbuluar që nga mesi i shkurtit deri në mes të marsit, nivelet e ndotjes në Milano ishte 21 përqind më e ulët në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Trende të dioksidit të azotit në veri të Italisë po binin me një normë prej rreth 10 përqind çdo javë. Të njëjtën rezultat konfirmoi dhe Agjensia Europiane e Mjedisit për rajonin e Kinës.
Organizata Botërore e Shëndetit vlerëson se 4.6 milion njerëz vdesin çdo vit nga shkaqet që i atribuohen drejtpërdrejt ndotjes së ajrit, kështu që çdo lloj ulje mund të ketë një ndikim pozitiv në shëndetin e popullatës.
Fatkeqësisht, ndërsa ndotja në rënie mund të nënkuptojë frymëmarrje më të lehtë dhe të zvogëlojë rreziqet shëndetësore për miliona njerëz në të gjithë botën, kjo nuk nënkupton të njëjtat rezultate edhe për planetin, sipas studiuesve. Sasitë e gazrave serë që pompohen në atmosferë çdo vit janë thjesht shumë të mëdha për një ngadalësim afatshkurtër si ai që po shohim tani.
Kjo gjendje nuk do të ndikojë në ndryshimin e klimës, në asnjë mënyrë. Do të shihni një rënie të vogël në nivelin e ndotjes në Kinë, pasi ata kishin një ulje prej 25 përqind, por që përfaqëson vetëm një për qind gjatë gjithë vitit. Pra, jo, kur bëhet fjalë për nivelet e CO2 në atmosferë, ato janë akoma në nivelin e tyre më të lartë. Herën e fundit që kemi pasur nivele të CO2 në nivele të larta, kishte më shumë gjelbërim dhe oqeanet ishin disa dhjetëra metra më të larta se sa janë tani. Kjo nënkupton se ndryshimet klimatike do të vazhdojnë të jenë shqetësuese pavarësisht ndryshimeve që mund të sjellë kjo periudhë e pandemisë .